Pse shpërtheu Lulzim Basha? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pse shpërtheu Lulzim Basha?

21:25 | 24/02/2017
në Opinion
0

Nga Skënder Minxhozi

Paraditja e qetë e të premtes u trazua nga disa deklarata kanosëse të kreut të opozitës Lulzim Basha, nga llogorja e tij e re politike në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Përgjatë një fjalimi të shkurtër, por tejet emotiv dhe me tone kërcënuese, Basha nuk pati asnjërin prej skrupujve që kanë politikanët e demokracive normale, për t’ju shmangur frazave dhunë e luftënxitëse. Përkundrazi, ai përsëriti disa herë fjalën “luftë”, duke ftuar të tërhiqeshin zvarrë që nga drejtori i përgjithshëm i televizionit shtetëror (sa pa lidhje!) e deri tek zyrtarët e lartë të shtetit, të cilëve u duheshin thyer dritaret, çpuar gomat e makinave e goditur në fytyrë.

Që nga deklarata e disa muajve më parë e Berishës në Parlament, për armatosjen masive të shqiptarëve, e cila bëri shumë zhurmë por si rëndom u harrua pas 48 orëve, dalja e Bashës me një gjuhë të tillë stonoi komplet nga ecuria krejt e qetë e protestës tashmë shtatëditore të opozitës në mes të zyrave të Edi Ramës e Ilir Metës. Titujt e mediave që citonin deklarimet luftënxitëse të kreut të PD e bënë shpejt xhiron e rrjetit, duke habitur edhe ata që vështirë se habiten më me dalldisjet e politikës shqiptare.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Po përse ndodhi ky shpërthim i Lulzim Bashës? Cilat janë arsyet që e bënë atë që të spostohet nga kërkesa për qeveri teknike, tek rishikimi i të gjithë paketës së Reformës në Drejtësi, nga gjuha e butë e thirrjet për qetësi, tek thyerja e xhamave dhe tërheqja zvarrë e kundërshtarëve? Ndoshta që të zbërthehet drejt ky shpërthim, duhet lexuar me logjikë të ftohtë situata, në të cilën ai u prodhua. Protesta e opozitës ka lënë pas javën e parë. Ka qenë një protestë e nisur me një pjesëmarrje të madhe, masive, në 18 shkurt, e cila më pas ka ardhur në dimensionet e zakonta të një proteste të radhës. Nga ato që ka mbajtur opozita socialiste në vitin 2010 në të njëjtin vend, apo nga protestat që zhvillohen jo rrallë para zyrave të qeverisë. Pak qindra njerëz që bëjnë rotacion me turne në një çadër që duket se si problem kryesor ka sesi të vrasë kohën.

Qeveritë nuk rrëzohen me pak njerëz! Kjo aksiomë nuk ka nevojë për asnjë vërtetim, pasi është vërtetuar qindra herë nga historia. Kalimi i ditëve po tregon se Basha dhe Berisha nuk po e ngrenë dot frymën e protestës. Të paktën jo nga pikëpamja shifrore, pasi me aq njerëz në shesh është mjaft e vështirë që qeveria (por edhe Ilir Meta), të kenë ndonjë lëvizje çfarëdo nga pozicioni që kanë sot. Pra, nga refuzimi i qeverisë teknike dhe nga koalicioni që vazhdojnë të kenë mes tyre.

Së dyti, teza e bojkotit të parlamentit, pra edhe e bllokimit të reformës në drejtësi, ka krijuar me shpejtësi një front skeptikësh në radhët e ndërkombëtarëve. Zyrtarë të shumtë të Bashkimit Europian kanë ngulmuar me insistim këto ditë se vendi i kompromiseve është brenda institucioneve, jo në rrugë. Ky pozicion mesa duket i pa apelueshëm i ka hequr një gur të rëndë themeli protestës, duke e lënë atë pa mbështëtjen esenciale të faktorit ndërkombëtar. Një rrethanë që nuk mund të mos e acarojë Bashën dhe Berishën, të cilët i kemi parë të nxjerrin nga goja fjalë shumë të rënda këto ditë ndaj ambasadorëve, eurodeputetëve dhe zëdhënësve zyrtarë të Brukselit. Me mbylljen e derës nga të huajt, qarku i protestës duket gjithashtu i mbyllur, duke lënë fare pak hapësirë për plotësimin e objektivave të saj, por edhe duke ngurtësuar akoma më shumë qëndrimet e palës kundërshtare në dy godinat anash çadrës.

Së treti, paqartësia e objektivave politike të protestës dhe vizioni i mjegullt në lidhje me fundin e saj, duket se e bëjnë inkandeshente situatën në krye të lidershipit opozitar. Tashmë, ditët po kalojnë, duhet një zgjidhje, por ajo nuk duket në horizont. Kësisoj, Basha dhe aleatët e tij shtyhen edhe më thellë në radikalizim të qëndrimeve dhe në ashpërsim të gjuhës. Duke e bërë për pasojë edhe më të vështirë dialogun dhe vetë daljen nga hija e çadrës së protestës. Është krijuar një rreth vicioz, i cili ja heq opozitës gradualisht mjetet për të gjetur një kompromis, ku të shpëtojë faqen dhe të përmbushë kërkesat e saj. Ndërkohë që pala tjetër pret në heshtje, e bindur se ka avantazhin në këtë lojë nervash.

Këta faktorë kanë sjellë në shpërthimin e pazakontë të Lulzim Bashës në paraditen e 24 shkurtit, duke e spostuar dhunshëm protestën opozitare nga fjalëkryqet gazmore me emra ministrash e muzika non stop, drejt territoresh të panjohura plot tension dhe ekstremizëm verbal.

Bulevardi qendror i Tiranës mbeti i qetë edhe pasi Lulzim Basha bëri thirrje për thyerje xhamash e  zvarritje ministrash. Kjo do të thotë që deri tani mes gjuhës së skajshme të elitës politike dhe shqiptarit të thjeshtë, ka ende (për fat të mirë) një hendek të thellë. Mund t’u bërtasësh pak qindra përkrahësve, puna është se ç’bëjnë qindra mijë të tjerët që të dëgjojnë nga ekranet. Këtu duket se fshihet edhe problemi me shpërthimin e panevojshëm të zotit Basha. Edhe një herë u duk se shqiptarët e patën të vështirë marrin seriozisht Lulzim Bashën.

/javanews.al/

Etiketa: emotivgur themelillogorjaluftënxitëseLulzim BashaSkënder Minxhoziskeptikëskrupujtone kërcënuese

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Nji oaz Shkodret…

Nji oaz Shkodret...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com