Pse janë të rëndësishme 72 orët e para pas rënies së tërmetit – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pse janë të rëndësishme 72 orët e para pas rënies së tërmetit –

08:39 | 09/02/2023
në Uncategorized
0

Koha po mbaron për të mbijetuarit e bllokuar nën rrënojat e tërmeteve në Turqi dhe Siri, teksa përpjekjet e kërkim-shpëtimit po i afrohen kufirit vendimtar prej 72 orësh, tha një ekspert i reagimit të shpejtë dhe shpëtimit, të mërkurën.

Më shumë se 90 për qind e të mbijetuarve të tërmetit shpëtohen brenda tri ditëve të para

Më shumë se 90 për qind e të mbijetuarve të tërmetit shpëtohen brenda tri ditëve të para, tha Ilan Kelman, një profesor i fatkeqësive dhe shëndetit në University College London. Por, ky numër mund të ndryshojë ndjeshëm në varësi të motit, pasgoditjeve dhe sa shpejt ekipet e shpëtimit dhe pajisjet mund të mbërrijnë në vendngjarje. Aktualisht, të gjithë faktorët janë kundër këtyre përpjekjeve në Turqi dhe Siri.

Më shumë se 11.200 njerëz humbën jetën dhe mijëra të tjerë janë lënduar pas tërmetit që goditi Turqinë

Më shumë se 11.200 njerëz humbën jetën dhe mijëra të tjerë janë lënduar pas tërmetit që goditi Turqinë dhe Sirinë në orën 04:17 në mëngjesin e së hënës. Në prag të mbylljes së dritares vendimtare 72-orëshe të enjten në mëngjes, Kelman i shpjegoi agjencisë së lajmeve, AFP, pse kjo kornizë kohore është kaq e rëndësishme.

“Përgjithësisht, tërmetet nuk vrasin njerëz, infrastruktura që shembet vret njerëz”, tha Kelman, i cili ka publikuar hulumtime mbi reagimet e shpëtimit nga tërmetet. Faktori më urgjent është marrja e kujdesit mjekësor për njerëzit e shtypur nën ndërtesat e shembura “përpara se të vdesin”, tha ai.

Kelman

Kelman tha se moti është gjithashtu një faktor kyç dhe se “aktualisht, është plotësisht kundër nesh”. Rajonet e goditura nga tërmetet janë përballur me temperaturat të ulëta, ngrica, shi e borë që nga 6 shkurti.

“Kjo për fat të keq do të thotë mund të shkaktohet hipotermia dhe njerëzit me siguri po vdesin, për fat të keq, edhe për shkak të motit”, tha Kelman. Ata që arrijnë t’i mbijetojnë të ftohtit dhe lëndimeve të tyre kanë ende nevojë për ushqim dhe ujë.

Pa uje

Pa ujë, shumë njerëz “do të fillojnë të vdesin në tri, katër, pesë ditë”, tha Kelman. Pasgoditjet, të cilat ndodhën në ditët pas tërmetit të fuqishëm, mund t’i shembin më tej ndërtesat, duke paraqitur “një rrezik të madh dhe të frikshëm”, si për të mbijetuarit, ashtu edhe për ata që përpiqen t’i shpëtojnë ata, shtoi ai.

Rajonet e goditura nga tërmeti janë tronditur nga pasgoditje të pamëshirshme, duke përfshirë një lëkundje masive me magnitudë 7.5 të hënën. Marrja e ndihmës në vendin e ngjarjes Kelman tha se në rrethana normale, “shumica dërrmuese e të mbijetuarve nxirren jashtë brenda 24-orëve nga ekipet lokale, shpesh duke përdorur jo më shumë se duart e tyre ose ndonjë lopatë”.

Ekipe kerkimi

Dhjetëra vende janë zotuar se do të dërgojnë ekipe kërkimi dhe shpëtimi, si dhe furnizime ndihme në Turqi dhe Siri. Por, tërmeti ndodhi në “një zonë të largët, në një zonë konflikti, ku është shumë e vështirë të intervenohet”, tha Kelman.

Në përgjithësi duhen të paktën 24 orë që ekipet ndërkombëtare të shpëtimit të arrijnë dhe të fillojnë përpjekjet për shpëtim.

Kelman

“Në atë pikë, një numër i madh i njerëzve që mund të kishin mbijetuar, tashmë kanë vdekur”, tha Kelman.

Sa i përket zonave të goditura, që janë në mes të konfliktit pranë kufirit sirian, qasja është edhe më e ndërlikuar. “Dhe me sa kam parë unë, ekipet e shpëtimit as nuk kanë arritur të kenë qasje të plotë në shumë nga zonat apo vendbanimet e përkohshme për njerëzit e zhvendosur”, tha Kelman.

Ekipet e shpetimit

Ka një sërë mënyrash që ekipet e shpëtimit mund të gjejnë të mbijetuarit e tërmetit, duke përfshirë qentë që nuhasin nëpër rrënoja. Një ekip i famshëm i qenve të shpëtimit nga tërmeti është duke ardhur nga Meksika në Turqi, bëri të ditur Kelman.

Gjithashtu, robotët dhe dronët po përdoren për të hyrë në hapësira të vogla që janë shumë të rrezikshme për njerëzit. Pasi të gjendet një i mbijetuar, shpëtimtarët duhet të vendosin se si t’i nxjerrin nga aty.

Mund të nevojiten pajisje të mëdha, si vinça, për të ngritur pllakat e ndërtesave të shembura. Ndonjëherë është e nevojshme të amputohet një gjymtyrë “e cila është e shtypur nën një shtyllë ose një copë muri”, tha Kelman.

Kelman theksoi se “një operacion i suksesshëm shpëtimi duhet të fillojë dekada para tërmetit – në përpjekje për të ndaluar në radhë të parë kolapsin e infrastrukturës”. Një operacion ndërkombëtar shpëtimi si ai në Turqi dhe Siri, kushton mesatarisht 1 milion dollarë për një jetë të shpëtuar, tha ai. “Nëse do të vepronim me investime në parandalimin e fatkeqësive, siç veprojmë në reagim ndaj fatkeqësive, nuk do të ishim në këtë situatë”./REL

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Të Lidhura

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Plotësohet kuadri i Kupës së Gjermanisë –

Plotësohet kuadri i Kupës së Gjermanisë -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Duhet t’a nisim nga vetja –

Skenë kaotike në Parlamentin e Shqipërisë! Kërkohet arrestimi i aleates së ngushtë të Edi Ramës –

11:31 | 20/12/2025
Makina del nga rruga dhe përplaset me pemën në Maliq, 2 të plagosur –

11:17 | 20/12/2025
Tragjike në Lezhë! I biri u gjet i pajetë brenda biznesit, nëna nga dhimbja i jep fund jetës –

11:01 | 20/12/2025
Tiranë/Transportonte kallashnikov me municion për shitje, arrestohet 24-vjeçari –

10:45 | 20/12/2025
Kodi i Ri Penal synon siguri juridike dhe zhvillim ekonomik –

10:31 | 20/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Skenë kaotike në Parlamentin e Shqipërisë! Kërkohet arrestimi i aleates së ngushtë të Edi Ramës –
  • Makina del nga rruga dhe përplaset me pemën në Maliq, 2 të plagosur –
  • Tragjike në Lezhë! I biri u gjet i pajetë brenda biznesit, nëna nga dhimbja i jep fund jetës –
  • Tiranë/Transportonte kallashnikov me municion për shitje, arrestohet 24-vjeçari –
  • Kodi i Ri Penal synon siguri juridike dhe zhvillim ekonomik –
  • Rritet kreditimi në lek, bie pesha e euros në ekonomi –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Skenë kaotike në Parlamentin e Shqipërisë! Kërkohet arrestimi i aleates së ngushtë të Edi Ramës –
  • Makina del nga rruga dhe përplaset me pemën në Maliq, 2 të plagosur –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com