PS rrëzon hetimin parlamentar për fluturimet e Ramës me çarter – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PS rrëzon hetimin parlamentar për fluturimet e Ramës me çarter

16:58 | 12/01/2023
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

Pas largimit të deputetes, PS mbledh nesër Kryesinë dhe grupin parlamentar –

Pas largimit të deputetes, PS mbledh nesër Kryesinë dhe grupin parlamentar –

Tensione dhe përplasje fizike gjatë protestës, të rinj të maskuar në turmë –

A do ta sekuestrojë SPAK hotelin e Granit Pepnikajt në Dhërmi?! E bleu 5.5 milionë euro –

Socialistët rrëzuan të enjten në Konferencën e Kryetarëve një kërkesë të deputetëve të opozitës për hetim parlamentar lidhur me shpenzimet e udhëtimeve me avion çarter të kryeministrit Edi Rama, si dhe paralajmëruan ndryshime ligjore për ngritjen e komisioneve  hetimore.

Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla i cilësoi kërkesat e opozitës “të pakufijshme”, por shtoi se mazhoranca po planifikonte të bënte ndryshime urgjente në ligjin për komisionet hetimore parlamentare si pasojë e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese

“E vërteta është që kërkesat e opozitës janë të pakufijshme në të drejtën e tyre për të propozuar, por kjo nuk do të thotë që edhe ne nuk kemi të drejtë t’i shqyrtojmë,” tha Balla.

Sipas Ballës, në Konferencën e Kryetarëve pati dakordësi që Kuvendi të adresojë “në mënyrë urgjente dhe të menjëhershme” vendimet e Gjykatës Kushtetuese, që kanë lidhje me ligjin për organizimin e komisioneve hetimore.

Por përfaqësuesit e opozitës duket se kanë pritshmëri të ndryshme nga mazhoranca për ndryshimet e pritshme ligjore. Deputetja Jorida Tabaku  e cilësoi mohim të një drejtë ligjore të deputetëve për hetim parlamentar, vendimin e Konferencës së Kryetarëve.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese i jep të drejtë opozitës që të ngrejë një komision dhe gjendet dakordësia vetëm për objektin e punës së komisionit hetimor,” tha Tabaku.

Tabaku gjithashtu pranoi se ligji ka nevojë për ndryshime dhe shtoi se PD ka depozituar propozimet e saj më herët ne Kuvend.

Kërkesa

Kërkesa e firmosur nga 35 deputetët e PD-së kishte si objekt hetimor “verifikimin e ligjshmërisë së shpenzimeve të udhëtimeve jashtë shtetit të kryeministrit Edi Rama nga data 10 shtator 2013 deri në 31 tetor 2022”.

Duke marrë shkas nga publikimi i të dhënave për 137 udhëtime me çarter të kryeministrit në këtë hark kohor, PD hedh dyshime për keqpërdorim të parave publike dhe mungesë transparence nga ana e qeverisë për shpenzimet e kryera.

Në kërkesë ishin ngritur disa pyetje mbi përdorimin e avionit “Ismaili” të kompanisë Air Albania për udhëtimet e kryeministrit, duke kërkuar transparencë të faturave dhe akteve zyrtare që lidhen me këtë çështje.

Gjatë sesionit të shkuar, socialistët refuzuan disa herë kërkesën për hetimin e ligjit për investimet strategjike dhe një tjetër kërkesë për çështjen e arbitrazhit të qeverisë me biznesmenin italian, Francesco Becchetti. Të dyja vendimet u ankimuan në Gjykatën Kushtetuese, ku edhe u rrëzuan.

Në rastin “Beccheti”, gjykata vlerësoi se kërkesa nuk  plotësonte standardet kushtetuese për ngritjen e një komisioni hetimor, ndërsa kërkesën tjetër nuk e futi në shqyrtim në seancë pasi nuk ishte formalisht në rregull.

/Reporter.al/

Të Lidhura

Pas largimit të deputetes, PS mbledh nesër Kryesinë dhe grupin parlamentar –

Pas largimit të deputetes, PS mbledh nesër Kryesinë dhe grupin parlamentar –

nga 27
23:00 | 14/06/2026
0

Partia Socialiste do të zhvillojë nesër një seri mbledhjesh të rëndësishme, në një moment të ngarkuar politik pas zhvillimeve të...

Pas largimit të deputetes, PS mbledh nesër Kryesinë dhe grupin parlamentar –

Pas largimit të deputetes, PS mbledh nesër Kryesinë dhe grupin parlamentar –

nga 27
22:58 | 14/06/2026
0

Partia Socialiste do të zhvillojë nesër një seri mbledhjesh të rëndësishme, në një moment të ngarkuar politik pas zhvillimeve të...

Tensione dhe përplasje fizike gjatë protestës, të rinj të maskuar në turmë –

Tensione dhe përplasje fizike gjatë protestës, të rinj të maskuar në turmë –

nga 27
22:40 | 14/06/2026
0

Me të njëjtin ritual, për të 15-të ditë radhazi vijoi edhe këtë të diel para Kryeministrisë protesta e qytetarëve, e...

A do ta sekuestrojë SPAK hotelin e Granit Pepnikajt në Dhërmi?! E bleu 5.5 milionë euro –

A do ta sekuestrojë SPAK hotelin e Granit Pepnikajt në Dhërmi?! E bleu 5.5 milionë euro –

nga 27
21:58 | 14/06/2026
0

Një nga pyetjet që po qarkullon gjithnjë e më shpesh pas goditjes së rrjetit të dyshuar të call center-ave në...

Para
“Çoja shokët për s*ks”

"Çoja shokët për s*ks"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Pas largimit të deputetes, PS mbledh nesër Kryesinë dhe grupin parlamentar –

Pas largimit të deputetes, PS mbledh nesër Kryesinë dhe grupin parlamentar –

23:00 | 14/06/2026
Pas largimit të deputetes, PS mbledh nesër Kryesinë dhe grupin parlamentar –

Pas largimit të deputetes, PS mbledh nesër Kryesinë dhe grupin parlamentar –

22:58 | 14/06/2026
Tensione dhe përplasje fizike gjatë protestës, të rinj të maskuar në turmë –

Tensione dhe përplasje fizike gjatë protestës, të rinj të maskuar në turmë –

22:40 | 14/06/2026
A do ta sekuestrojë SPAK hotelin e Granit Pepnikajt në Dhërmi?! E bleu 5.5 milionë euro –

A do ta sekuestrojë SPAK hotelin e Granit Pepnikajt në Dhërmi?! E bleu 5.5 milionë euro –

21:58 | 14/06/2026
Formacionet Zyrtare/ Ja si rreshtohen skuadrat në sfidën Holandë-Japoni –

Formacionet Zyrtare/ Ja si rreshtohen skuadrat në sfidën Holandë-Japoni –

21:50 | 14/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Pas largimit të deputetes, PS mbledh nesër Kryesinë dhe grupin parlamentar –
  • Pas largimit të deputetes, PS mbledh nesër Kryesinë dhe grupin parlamentar –
  • Tensione dhe përplasje fizike gjatë protestës, të rinj të maskuar në turmë –
  • A do ta sekuestrojë SPAK hotelin e Granit Pepnikajt në Dhërmi?! E bleu 5.5 milionë euro –
  • Formacionet Zyrtare/ Ja si rreshtohen skuadrat në sfidën Holandë-Japoni –
  • Koçeku njoftoi largimin nga PS/ Protestuesit-deputetes: Bashkohu me ne në shesh!

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Pas largimit të deputetes, PS mbledh nesër Kryesinë dhe grupin parlamentar –
  • Pas largimit të deputetes, PS mbledh nesër Kryesinë dhe grupin parlamentar –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com