Ende vijojnë numërimet në qarkun e Korçës ku nga 463 kuti janë numeruar 271.
Kryeson bindshëm PS-ja me 47.25% të votave, 35615 vota, PD-ja forcë e dytë me 16.33% të votave ose 12.311 vota. Kështu PS i ka marrë një mandat PD-së dhe djali i Fahri Balliut mbetet jashtë Kuvendit.
Klevis Balliu kishte bërë një premtim elektoral ku tha se më datën 26 qershor do të mundësonte lindjen e një dielli demokratik nga liqeni i Pogradecit.