Një tjetër incident është regjistruar gjatë procesit të votimit në Dibër. Partia Socialiste ka denoncuar se është bllokuar procesi i votimit në Qendrën e Votimit 1212.
Sipas PS anëtari i kryesisë së PD Shkëlzen Qoku ka hyrë në QV 1212 në Muhur.
PS denoncon se anëtari i kryesisë së PD, Qoku ishte i shoqëruar nga deputetja Jorida Tabaku dhe është konfliktuar me vëzhguesit e komisionerët e QV 1212.
/Oranews.tv/