Një vatër zjarri në një ish-repart ushtarak mes Pishkashit dhe qendrës së qytetit ka sjellë shpërthimin e disa municioneve, por që fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz.
Vatra e zjarrit është shfaqur në vendin e quajtur “6 Lisat” duke përfshirë një sipërfaqe prej mbi 20 hektarë.
Zjarri ka arritur deri te ish-reparti ushtarak duke sjellë edhe shpërthimet që kanë alarmuar banorët e zonës, të cilët janë lajmëruar policinë.
Municionet kanë qenë të groposura pranë ish-repartit, ndërsa tashmë banorët kërkojnë ndërhyrjen nga ajri, pasi rrezikohen banesat nga zjarri që ka përfshirë mbi 20 hektarë.