Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla është parë këtë mesditë brenda ambienteve të SPAK. Mësohet se Balla është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme për të depozituar prova të reja në lidhje me privatizimin e kompleksit Partizani.
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, thekson se në asnjë moment nuk është hequr dorë nga akuzat e tyre gjatë kohës që ishin në opozitë.
“Kush mendon se kemi hequr dorë nga akuzat tona gjatë kohës kur ishim në opozitë, e ka shumë gabim. Prej vitit 2012 dhe pa asnjë ndërprerje vit pas viti, kam denoncuar grabitjen e kompleksit Partizani, duke përvetësuar ndërtesat dhe fushat e futbollit mu në qendër të Tiranës. Sot në SPAK depozitohen prova të reja të kësaj mega-grabitje. Kam shumë besim se Drejtësia e re do t’i shkojë deri në fund!”-shkruan Balla.