Nga Përparim Kabo
Kur Gjykata Kushtetuese e dërgoi ligjin për Vetingun në Komisionin e Venecias unë shkruajta një status ku vura në pah që bëhej për të fituar kohë dhe për t’u fshehur pasuritë…sepse nuk ka më shpëtim…Tregova se është i interceptuar dikush që kishte deklaruar se ka aq shumë para, sa nuk ka ku ti fshehi…Dhe ja dhurata për festat e fundvitit erdhi. Komisioni Venecias dha pëlqimin. Asgjë anti kushtetuese apo në shkelje të lirive dhe të drejtave të njeriut nuk ka. Tani më vijnë para syve ata dy gjyqtarët që dolën nga godina ku është e vendosur Gjykata Kushtetuese dhe me një gjuhë ttë sforcuar të paftuar me ca sllogane nga “jurisprudence” flisnin si trima të trembur për të drejtat e tyre, për privasinë, për liritë dhe të drejtat themelore të njeriut. Dhe u larguan të kënaqur në pafuqinë e tyre sepse ata e dinë se çështë bërë në sistemin e drejtësisë. Ka guluar paaftësia profesionale sepse me gjashtë muaj nuk bëhesh dot kursant dhe jo gjyqtar, pastaj hyri ryshfeti dhe ky zgjerua, e më vonë krimi i organizuar që dihet që ka lidhje me politikën e kështu u krijua tregu me tre partner, gjyqësori-krimi si tregu që prodhonte paratë dhe politika që emëronte dhe shkarkonte në gjyqësor.
Ju gjyqëtar dhe prokuror e dini se sa dhe ku paguhej per emërimet dhe transferimet tuaja…Ju e dini se si paguhej dikur edhe në Shkollën e Magjsitraturës e se si hyhej me borxhe në sistem dhe si pastaj fitoheshin këto para, e kështu llumi të thithte. Me vetingun ka vetdeklarim, pse trembeni ju të ndershmit e gjyqësorit, çfarë ju mundon? Po si thoni me aq naivitet se unë nuk i kam rruajtur dokumentet e pronave? Mos, se kështu tregoni që jeni në panik. Po i kanë ata që ua kanë shitur, nëse është pasuri e patundëshme, janë letrat te noteria, është banka nëse keni marrë kredi, është paga nëse ajo Ju ka mjaftuar për të blerë pallate dhe vila…Eh nëse burimet legale krejt të matshme nuk justifikojnë pasuritë që ju keni, apo që po delegoni me shpejtësi te gratë apo kushurinjtë, atëhere ka një pyetje. Ku i gjete ti zoti X apo zonja Y këto burime kaq të begata monetare.
Pse trembeni kur ju duhet të përgjigjeni që a keni takuar së paku një herë një person me recorde kriminale? Sigurisht ju kujtohen drekat dhe darkat qe keni ngrënë, paratë që keni marrë me çanta dhe porositë që keni dhënë. A e kishit menduar ju, se shkatrimi pasurive kombëtare, pronave publike dhe pronës indivduale, ishin të tmershme kur merrnin edhe bekimin tuaj prej gjyqësori dhe kështu shkeleshin liritë dhe të drejtat e njeriut në rang kombëtar, komunitar apo individual? Nuk ju dhimbte kjo situat? Flaka vendit, gurë demokracisë, shkelmin indivdit, mjaftonte që ju dhe me bekimin tuaj, pasurimi i disave, dhe kështu lindi autokracia që e shëndroi demokracinë reale e funskionale, në demokraci autoritariste me tipare kriminale deri ne Parlament.
Të nderuar gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese…merrni përgjegjësitë historike për të shpëtuar atdheun, demokracinë dhe për të hequr murin që pengon integrimin e vendit në BE…Bëni një herë të vetme trimin dhe patriotin, profesionistin dhe qytetarin e rregullt. Alibitë ranë, së paku mos humbni dinjitetin…Vetingu nuk ndalet dhe ai do marri gjyqtarë dhe prokurorë, avokatë dhe noterë…e më pas derjtues të ekzekutivit në detyrë dhe isha…të ashtuquajtur paralementarë dhe drejtues të lartë të shtetit…Gjithçka është e dokumentuar, tani është rradha që ju ti pohoni vet. Po gënjyet në vetdeklarim e shtoni përgjegjësinë sepse edhe i jeni fshehur hetimit…Mjaft u tallët me popullin, me partnered ndërkombëtarë dhe me drejtësinë. Drejtësia është drejtësi thoshte John Locku, kur ndëshkon me ligj dhe ata që janë ngarkuar të japin drejtësi të cilët kanë zhgënjyer vëllezërit e tyre që kishin besuar tek ata, duke iu dhën edhe hisen më të madhe nga pasuria publike si pagesë…
Vetingu mbriti. Gëzuar 2017 shqiptarë…zullumi u trashë dhe do këputet, fija jonë e hollë e perit si njerëz të ndershëm nuk do të këputet… Faleminderit zonja Vllahutin, faleminderit Zoti Lu…! Mirënjohje BE dhe më shumë se mirënjohje SHBA…