Shiu ndali sot vrullin revolucionar të shoqërisë civile. Si çdo fundjavë, Erjoni kryebashkiaku, ishte bërë gati për të pritur protestuesit, por e kanë zhgënjyer. Ata nuk janë shfaqur tek kodrat e liqenit për të protestuar, sepse sot ishte një ditë e ftohtë me shi, frynte dhe pak erë. Me sa duket kanë parashikuar motin dhe kanë vedosur që ta bëjnë pushim.
Në fakt të gjithë protestuesit e kanë bërë pushim sot, taksistët, tregtarët, banorët e shtëpive që do prishen…
Mendohej që fotografia e nënës shamibardhë që irritoi gjithë dynjanë në facebook, kur u shfaq përballë policit bashkiak që po e gjobiste, do të kishte prishur vendimin e protestuesve për ta bërë sot pushim, por jo. Me sa u pa, nëna e ka zgjidh hallin, sepse i shkoi në shtëpi “Erjoni i PD-së” dhe “Erjoni i PS” dhe halli i saj u zgjidh. Kështu edhe protestuesit përfituan e nuk dolën… Edhe kryebashkiaku pa një ditë të bardhë pa protestat që po ia çanin kryet.