Banorët e Kamzës kanë protestuar ditën e sotme pranë Bashkisë, për shkak të mbeturinave që digjen pranë banesave të tyre.
Kryetari i kësaj Bashkie, Xhelal Mziut, ka refuzuar një takim ballë për ballë me qytetarët.
Në një prononcim për mediat, Mziu është shprehur se situata e hedhjes së mbetjeve në këtë zonë është problematike, por në konform me ligjin, madje ka treguar edhe dokumentat nga ministria e mjedisit.
“Zgjidhja është leja mjedisore tek Valiasi për hedhjen e mbetjeve urbane”, tha Mziu.