Protestuesit e opozitës do të ndahen në disa pika të kryeqytetit. Mësohet se një pjesë tyre do të mblidhet në sheshin Skënderbej dhe një pjesë te Nënë Tereza. Pas daljes së kryedemokratit Sali Berisha nga selia e PD-së, ai do të marshojë drejt bulevardit bashke me demokratët, duke iu bashkangjitur turmës dhe më pas do të stacionohen para Kryeministrisë.
Opozita proteston sot në orën 12:00 në atë që e ka cilësuar si siparin e një revolucioni për largimin e qeverisë Rama, pas disa aferave mes të cilave edhe ajo e McGonigal. PD ka thënë se protesta do të jetë masive, madje në një letër drejtuar policisë së Tiranës, flitej për rreth 100 mijë protestues.
Një pjesë e tyre do të jenë para selisë së PD-së, të cilët do të shoqërojnë kreun demokrat Sali Berisha drejt selisë së Kryeministrisë. Policia e Shtetit ka mobilizuar rreth 1200 efektivë për mbarëvajtjen e protestës së opozitës, e cila do të mbahet këtë të shtunë para Kryeminsitrisë.
The post Protesta në Tiranë: Ja çfarë pritet të ndodhë… appeared first on 27.