Banorët e Astirit janë mbledhur sërish mbrëmjen e sotme ku kanë bërë thirrje për lirimin e protestuesve që mbahen të arrestuar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.
Ata bashkë me disa përfaqësues të opozitës kanë nisur në këmbë marshimin për tek Drejtoria e Policisë nga ku pritet të qëndrojnë në shenjë protestë për lirimin e të afërmve të tyre.
Protesta e tyre ka hyrë në ditën e 147 dhe bëhet kundër shembjes së shtëpive të tyre për vijimin e punimeve për ndërtimin e Unazës së Re.