Një ditë para protestës së Partisë Demokratike, ambasada e SHBA në njoftimin në faqen e saj deklaron se qytetarët duhet të shmangin zonat ku do të protestohet dhe të kenë mjaft kujdes, pasi demonstrata mund të kthehet në konfrontuese dhe të përshkallëzohet në dhunë.
Deklarata e plotë
Ambasada SH.B.A. informon qytetarët e SHBA-të se nesër do të zhvillohet një protestë kundër qeverisë shqiptare.
Demonstruesit janë planifikuar të mblidhen duke filluar në orën 11:00 paradite, në një vend në afërsi të Parkut Rinia përgjatë Bulevardit Dëshmorët e Kombit.
Duke filluar në orën 12:00 të drekës, demonstruesit pritet të vazhdojë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit në drejtim të Zyrës së Kryeministrit.
Demonstrata aktualisht është planifikuar nga ora 12:00 deri në 16:00, por mund të zgjasë në pasdite dhe në mbrëmje.
Ambasada së SHBA nuk është në dijeni për ndonjë kërcënim të veçantë kundër qytetarëve apo interesave të SHBA-së.
Ambasada u kujton qytetarëve të SHBA-së se demonstrata mund të kthehet konfrontuese.
Shmangni zonat ku do të protestohet dhe bëni kujdes. Tubimet e mëdha publike mund të ndikojnë në të gjitha arteriet kryesore hyrëse të qytetit.
Mbani një nivel të lartë vigjilence dhe ndërmerreni hapat e duhura për të rritur sigurinë tuaj personale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale.
Qytetarët e SHBA duhet të shmangin zonat e protestës, pasi protesta mund të kthehet në konfrontuese dhe të përshkallëzohet në dhunë.