Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar për protestën e opozitës, ku bën thirrje që të shmangen pikat ku do të grumbullohen protestuesit.
Ambasada theksohet se grupi i protestuesve demonstron kundër qeverisë, ndërsa thekson se në protestat e fundit, Policia e Shtetit ka përdorur gaz lot sjellës dhe situata mund të precipitojë pasi nuk është përcaktuar as afati se sa do të zgjasë tubim i thirrur nga opozita e bashkuar.
“Demonstrata pritet të ndodhë kur Kuvendi i Shqipërisë të mblidhet në seancë. Grupi demonstron kundër qeverisë. Kohëzgjatja e demonstratave është e panjohur. Forcat e sigurisë kanë përdorur ujë dhe gazlotsjellës gjatë protestave të fundit. Shmangni pikat e grumbullimit dhe vendet ku demonstratat janë të pashmangshme ose të vazhdueshme”, njofton ambasada amerikane.