Pronari i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi, po kërkon të investojë në një klub të Premier League.
Nasser Al-Khelaifi, i cili është president i PSG-së dhe kryetar i Katar Sports Investments, takoi Daniel Levy, kreun ekzekutiv të Tottenham Hotspur, javën e kaluar në një hotel në Londër.
Sipas raportimeve nga mediet britanike një ndodhi e tillë është mohuar nga Levy.
Megjithatë fakti që Al-Khelaifi dëshiron të investojë në Premier League nuk është mohuar, ndaj zërat për investimin e tij në një klub me nivel në Britaninë e Madhe nuk mund të hidhen poshtë.
Katar Sports Investments po shikon mundësitë e investimeve në futboll në mbarë botën dhe nëse nuk do ia arrij me Tottenham në Premier League janë klube si Manchester United apo Liverpool që po kërkojnë investitorë të rinj.