Prona e Kishës Autoqefale Ortodokse / Një tjetër debat midis Shqipërisë dhe Greqisë

Duhet të lëçisni

Aksident i trefishtë në superstradën Lezhë-Shkodër, katër të plagosur

Një aksident i trefishtë automobilistik mësohet të ketë ndodhur në superstradën Lezhë-Shkodër tek kryqëzimi i fshatit Kakarriq. Në këtë kryqëzim u përplasën automjetet me...

Sondazhi: Gjysma e europianëve të pakënaqur me masat e marra kundër Covid në BE

Nga Chantal da Silva, euronews Sipas një sondazhi, pothuajse gjysma e europianëve janë të pakënaqur me masat që kanë marrë vendet e BE-së në përgjigje të...

Aksident në aksin Lezhë-Milot, makina përplas 15-vjeçarin, shoqërohet shoferi

Një minoren ka mbetur i plagosur pasi është përplasur nga një makinë në Lezhë. Sipas informacioneve zyrtare, në aksin rrugor Lezhë-Milot, mjeti tip “Volkswagen” me...

Përcillet për në banesën e fundit Gulielm Radoja, dalin pamjet nga ceremonia private (film)

Është përcjellë për në banesën e fundit aktori i mirënjohur i skenës shqiptare, Guljelm Radoja. Në ceremoninë private, pjesëmarrës kanë qenë qindra qytetarë, bashkëpunëtorë dhe miq...

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, e ka trajtuar si çështje greke kthimin e pronave të Kishës Autoqefale Ortodokse në Shqipëri. Kjo gjë ka risjellë një tjetër debat mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Kotizas ka theksuar se interesi i Greqisë mbetet te pronat e kishës.

“Ministria e Punëve të Jashtme ka monitoruar rregullisht zhvillimet që lidhen me procesin e kthimit të pronës që ishte shpronësuar nga regjimi i Hoxhës në Shqipëri. Sigurisht që është e kuptueshme se interesi ynë është fokusuar veçanërisht në diasporën tonë dhe të drejtat e pronës së Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë”, ka deklaruar Kotzias.

Madje, Kotzias është shprehur dhe kundër hetimit administrativ të nisur nga Bashkia e Himarës lidhur me disa prona në Dhërmi.

Votat

Autoritetet greke alarmohen nga një tjetër çështje, mundësia e votimit të emigrantëve shqiptarë në Greqi përmes postës. Po në këtë interpelancë, Kotzias, i është përgjigjur interesit lidhur me ligjin e miratuar nga Parlamenti i Shqipërisë më 18 shkurt 2016 “për identifikimin dhe regjistrimin e adresës së shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë”, i cili në fakt është hapi i parë për votimin e shqiptarëve jashtë Shqipërisë.

“Pikëpyetje krijon mundësia e ndërlidhjes së procesit të regjistrimit të adresave nga shtetasit që jetojnë jashtë vendit me të drejtën për votimin postar. Ndikimi që do të ketë ky ligj në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut në përgjithësi dhe në veçanti në të drejtën e votës krijon shqetësim te qeveria greke, sidomos në dritën e ligjit ekzistues zgjedhor shqiptar, por edhe të Kodit Zgjedhor në reformim e sipër, veçanërisht nga dispozitat e këtij ligji që do të kenë një ndikim të drejtpërdrejtë në të drejtat e minoritetit grek”, deklaroi Kotzias.

Siç lë të kuptohet dhe përgjigja e kreut të diplomacisë greke, me të drejtën e votimit me postë të shqiptarëve, Athina i druhet humbjes së kontrollit të disa zonave në jug të vendit, të cilat prej vitesh kanë qenë bastione të PBDNJ-së, parti që mbron interesat e Greqisë në Shqipëri.

Greqia nuk ua njeh të drejtën e votës shtetasve të saj jashtë vendit dhe duket se po lëviz për të mos ua lejuar edhe shqiptarëve. Kotzias deklaron se këtë çështje ia ka ngritur si palës shqiptare ashtu dhe institucioneve të BE-së. Ministri grek Kotzias ishte së fundmi në një vizitë zyrtare në Tiranë, ku pati një përballje edhe për çështjen çame. Ai u prit me protesta nga PDIU dhe shoqata “Çamëria”, ndërsa pati një qëndrim zyrtar nga ana e ministrit Bushati se çështja çame duhet të trajtohet.

Reagon MPJ:

“Pronat e Kishës Ortodokse, çështje e brendshme e Shqipërisë”

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, Glevin Dervishi deklaroi dje se, “sa herë që shteti grek mban qëndrime lidhur me Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe ortodoksët në territorin e shtetit shqiptar, ndërhyn në punët e brendshme të shtetit shqiptar”.

Në një reagim të tij, në përgjigje të mediave, pas qëndrimit të mbajtur prej ministrit të Jashtëm grek Kotzias, Dervishi u shpreh: “Vëmë re sërish me habi se si problemet juridike pronësore në Shqipëri kthehen në pretekst për të përligjur ndërhyrje në çështje krejt të brendshme të shtetit shqiptar. Autoqefalia e Kishës Ortodokse shqiptare, përveçse fryt i mundimeve të panumërta të besimtarëve shqiptarë në breza, është kanonikisht rezultat i qenësisë së një shteti të pavarur dhe sovran shqiptar, në bazë të parimit të kahershëm “Kishë e lirë në shtet të lirë”, u shpreh ai.

“Këtë autoqefali, të njohur botërisht, të rikonfirmuar në përkatësinë e saj shqiptare nga Shenjtëria e Tij Patriarku Bartolome I-rë, gjatë vizitës së fundit të kryeministrit Rama në Fanar, e shohim të shpaloset sot lirshëm karshi kishave simotra në Koncilin Panortodoks të Kretës. Për pasojë, sa herë që shteti grek mban qëndrime lidhur me Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe ortodoksët në territorin e shtetit shqiptar, ndërhyn në punët e brendshme të shtetit shqiptar”, theksoi në deklaratë Dervishi.

“Çështjet juridike pronësore ende të pazgjidhura të kishës autoqefale shqiptare janë në trajtim të vazhdueshëm dhe do të shqyrtohen në bazë të ligjit dhe në përputhje me angazhimet ndërkombëtare të Shqipërisë. Çështja e rikthimit të pronave në Shqipëri, është një proces që prek shtetasit shqiptarë pa dallim etnie, feje apo kombësie”, bëri me dije zëdhënësi i MPJ.

Më shumë shkrime

Lër një përgjigje

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutem vendosni emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

E Freskët taze

Aksident i trefishtë në superstradën Lezhë-Shkodër, katër të plagosur

Një aksident i trefishtë automobilistik mësohet të ketë ndodhur në superstradën Lezhë-Shkodër tek kryqëzimi i fshatit Kakarriq. Në këtë kryqëzim u përplasën automjetet me...

Sondazhi: Gjysma e europianëve të pakënaqur me masat e marra kundër Covid në BE

Nga Chantal da Silva, euronews Sipas një sondazhi, pothuajse gjysma e europianëve janë të pakënaqur me masat që kanë marrë vendet e BE-së në përgjigje të...

Aksident në aksin Lezhë-Milot, makina përplas 15-vjeçarin, shoqërohet shoferi

Një minoren ka mbetur i plagosur pasi është përplasur nga një makinë në Lezhë. Sipas informacioneve zyrtare, në aksin rrugor Lezhë-Milot, mjeti tip “Volkswagen” me...

Përcillet për në banesën e fundit Gulielm Radoja, dalin pamjet nga ceremonia private (film)

Është përcjellë për në banesën e fundit aktori i mirënjohur i skenës shqiptare, Guljelm Radoja. Në ceremoninë private, pjesëmarrës kanë qenë qindra qytetarë, bashkëpunëtorë dhe miq...

Shfrytëzoi për prostitucion 15-vjeçaren, arrestohet i shpalluri në kërkim

Policia ka arrestuar një 32 vjeçar i shpallur në kërkim për prostitucion. Mësohet se Enea Sinanit, i janë vënë prangat pasi Gjykata e Apelit...