Prokuroria ka mbyllur hetimet për ish-deputetin e PS-së për qarkun e Lezhës, Arben Ndoka dhe ka dërguar dosjen në Gjykatë.
Kujtojmë se Ndoka u arrestua gjatë operacionit “Vol-vo” me 33 shtetas të tjerë për akuzën e falsifikimit të dokumenteve dhe përvetësimit të paligjshëm të pronave në Lezhë dhe Kurbin.
Ndoka dhe ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Arben Çuko, të dy ish-deputetët socialistë dolën në përgjimet e dosjes së famshme 339.