Ata akuzohen se falsifikuan dokumentet zgjedhore në Dajç të Lezhës në maj të vitit 2011
Prokuroria e Lezhës kërkoi sot një vit e gjysëm burg për secilin prej 16 komisionerëve të dy qendrave të votimit të zgjedhjeve të 2011 në komunën Dajç të Lezhës.
Falsifikim i dokumenteve, ndryshim i rezultatit të zgjedhjeve në bashkëpunim si dhe shpërdorim detyre, janë akuzat që rëndojnë mbi 16 komisionerët. Denoncimi për manipulim të zgjedhjeve ishte bërë nga ish kandidati i majtë Rrok Rroku përballë tij ishte kandidati i së djathtës Gjergj Doci i cili mori mandatin.