Akuzohen për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndës narkotike”
Prokuroria e Korçës kërkon 92 vjet burg për 10 persona, pjesë e një grupi kriminal që trafikonin drogë. Të arrestuarit shpërndanin lëndë narkotike kokainë, heroinë dhe cannabis në zonën e ish-Konviktit, në këtë qytet.
Ata akuzohen për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndës narkotike”. Procesi ndaj të pandehurve është zhvilluar me gjykim të shkurtuar dhe ata përfitojnë uljen me 1/3 e dënimit në rast se shpallen fajtorë. Arrestimi i tyre u krye pak javë më parë nga p;olicia Korçë pas një hetimi disa-mujorë.