Prokuroria heton sërish në Bashkinë e Vlorës, hetime për paga fiktive dhe administrimin e plazheve – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Prokuroria heton sërish në Bashkinë e Vlorës, hetime për paga fiktive dhe administrimin e plazheve –

08:54 | 12/02/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Sylvinho e mbyll rrugëtimin me Shqipërinë, FSHF do të prezantojë sot trajnerin e ri për stolin kuqezi –

Këmbimi valutor 19 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

Flakët djegin tregun e fruta-perimeve në Lushnje, raportohet për dëme të mëdha materiale –

Horoskopi për ditën e sotme, 19 Maj 2026 –

Prokuroria e Vlorës ka intensifikuar ndjeshëm veprimet hetimore në institucionet vendore, duke mos u mjaftuar vetëm me sekuestrimin e dhjetëra dosjeve pranë Drejtorisë së Aseteve në Bashkia Vlorë.

Burime bëjnë me dije se hetimi është shtrirë tashmë edhe në zyrat e protokollit, ku dy oficerë të Policisë Gjyqësore, së bashku me një oficer të Krimit Ekonomik, janë rikthyer sërish ditën e djeshme për kontrolle të thelluara që kanë zgjatur nga ora 16:30 deri rreth orës 23:00.

Sipas informacioneve pranë organit të akuzës, fokusi i këtyre verifikimeve ka qenë kontrolli i kartelave dhe dokumentacionit zyrtar që lidhen si me hapësirat e plazheve, ashtu edhe me sipërfaqet e hapësirave publike të administruara nga bashkia.

Oficerët kanë shqyrtuar në detaje përputhshmërinë e datave, saktësinë e regjistrimeve dhe nëse dosjet rezultojnë të protokolluara me të njëjtin numër, duke ngritur dyshime për parregullsi administrative dhe procedurale në dokumentacionin zyrtar.

Hetimi synon të zbardhë nëse ka pasur manipulime të regjistrimeve, mbivendosje dosjesh apo përfitime të paligjshme të hapësirave publike, veçanërisht në zonat bregdetare ku prej vitesh janë ngritur shqetësime për abuzime me plazhet dhe pronat në administrim publik.

Por veprimet e Prokurorisë së Vlorës nuk janë kufizuar vetëm në ambientet e bashkisë. Paralelisht, përmes një shkrese zyrtare, organi i akuzës i është drejtuar Drejtorisë së Ujësjellësit të Vlorës, duke kërkuar vënien në dispozicion të listë-prezencave dhe dokumentacionit të punës për disa punonjës, për periudhën e vitit 2022.

Raportohet se ekzistojnë dyshime të forta se një numër i caktuar punonjësish kanë përfituar paga në këtë institucion, ndërkohë që në të njëjtën kohë kanë rezultuar të kenë qenë jashtë territorit të Shqipërisë. Këto dyshime kanë ngritur alarmin për pagesa të mundshme fiktive, shkelje të disiplinës së punës dhe dëme financiare ndaj institucionit publik.

Të Lidhura

“Lojtarët tanë do ta hanë barin!” Çfarë deklaronte Sylvinho tre vite më parë kur Shqipëria dhuroi spektakël në Poloni –

Sylvinho e mbyll rrugëtimin me Shqipërinë, FSHF do të prezantojë sot trajnerin e ri për stolin kuqezi –

nga 27
08:23 | 19/05/2026
0

Vendimi është marrë! Sylvinho nuk do të jetë më pjesë e Kombëtares shqiptare. Trajneri brazilian ka vendosur të largohet nga...

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 19 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

nga 27
07:55 | 19/05/2026
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.5 lekë dhe do shitet me...

Flakët djegin tregun e fruta-perimeve në Lushnje, raportohet për dëme të mëdha materiale –

Flakët djegin tregun e fruta-perimeve në Lushnje, raportohet për dëme të mëdha materiale –

nga 27
07:53 | 19/05/2026
0

Një zjarr ka përfshirë tregun e fruta perimeve në Lushnje. Si pasojë e flakëve raportohen dëme të shumta materiale, ndërkohë...

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 19 Maj 2026 –

nga 27
07:41 | 19/05/2026
0

Dashi Sot do përjetoni eksperienca te mrekullueshme me partnerin tuaj dhe atmosfera do jete tejet e ngrohte. Çdo çast do...

Para
Ndërruan jetë në mënyrë tragjike në Itali, nesër u jepet lamtumira e fundit 4 anëtarëve të familjes Kola –

Humbën jetën tragjikisht në Itali/ Mbërrijnë në portin e Durrësit trupat e pajetë të familjes Kola, do prehen në vendlindje -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Lojtarët tanë do ta hanë barin!” Çfarë deklaronte Sylvinho tre vite më parë kur Shqipëria dhuroi spektakël në Poloni –

Sylvinho e mbyll rrugëtimin me Shqipërinë, FSHF do të prezantojë sot trajnerin e ri për stolin kuqezi –

08:23 | 19/05/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 19 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

07:55 | 19/05/2026
Flakët djegin tregun e fruta-perimeve në Lushnje, raportohet për dëme të mëdha materiale –

Flakët djegin tregun e fruta-perimeve në Lushnje, raportohet për dëme të mëdha materiale –

07:53 | 19/05/2026
Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 19 Maj 2026 –

07:41 | 19/05/2026
Parashikimi i motit për sot, 23 dhjetor 2025 –

Parashikimi i motit për sot, 19 Maj 2026 –

07:37 | 19/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Sylvinho e mbyll rrugëtimin me Shqipërinë, FSHF do të prezantojë sot trajnerin e ri për stolin kuqezi –
  • Këmbimi valutor 19 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –
  • Flakët djegin tregun e fruta-perimeve në Lushnje, raportohet për dëme të mëdha materiale –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 19 Maj 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 19 Maj 2026 –
  • Mereme Sele padit Berishën, kërkon pezullimin e zgjedhjeve për kryetarin e PD-së –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Sylvinho e mbyll rrugëtimin me Shqipërinë, FSHF do të prezantojë sot trajnerin e ri për stolin kuqezi –
  • Këmbimi valutor 19 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com