Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 34 vite burg për 17 inspektorë të INUV të Bashkisë Tiranë për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.
Mes të pandehurve është edhe ish-drejtori Florenc Hoxha, ndaj të cilit prokuroria ka kërkuar 6 vite burg si dhe heqjen e të drejtës për të ushtruar detyra publike për 3 vjet. 17 të pandehurit kanë pranuar gjykimin e shkurtruar që të kenë mundësi të përfitojnë uljen e dënimit më 1/3.
Sipas hetimeve këta punonjës të Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Vendor të Bashkisë Tiranë kanë shpërdoruar detyrën 690 herë, duke lejuar ndërtime të paligjshme në të gjitha zonat e kryeqytetit.