Mashtrim me pasoja të rënda me borxhet e CEZ
“Mashtrim me pasoja të rënda në mbledhjen e borxheve të kompanisë së shpërndarjes së energjisë”. Kjo është akuza që Prokuroria e Tiranës ka komunikuar për ish-drejtorin e CEZ Albania, Josef Hajsek.
Nga hetimet e prokurorisë ka dalë se Hajsek dhe Kastriot Ismailaj, administrator i kompanisë DIA, i kanë vjedhur në bashkëpunim buxhetit të shtetit 5 milionë dollarë. Vjedhja sipas Prokurorisë është realizuar nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve. Komunikimi i akuzës për Hajsek është bërë me postë, dhe kjo konfirmohet dhe nga Ministria e Drejtësisë.