Projektuesit të Teatrit Kombëtar në Tiranë i humbasin syzet në Venecia, ia merr arkitekti kosovar – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Projektuesit të Teatrit Kombëtar në Tiranë i humbasin syzet në Venecia, ia merr arkitekti kosovar

14:49 | 07/06/2018
në Shqiperi
0

Përgatitjet për Bienalen e Arkitekturës në Venecia po i bënte edhe Kosova. Kuratore ishte arkitektja Eliza Hoxha. Gjithë sytë e arkitektëve kosovarë dhe dashamirëve të arkitekturës e artit ishin atje. Dikush e dikush edhe shkoi që ta vizitonte pavjonin e Kosovës. Por, kujt do t’i shkonte ndërmend se një arkitekt do të bëhej temë pas gjithçkaje. Përfaqësuesi i Asociacionit të Arkitektëve, arkitekti Ideal Vejsa, i kishte marrë syzet e diellit të arkitektit me famë botërore Bjarke Ingels, projektues i Teatrit të Ri Kombëtar në Tiranë.

Uran Haxha

Ndodhi gjithçka dhe ekipi i kosovarëve ishte kthyer nga Venecia. Në anën tjetër Bjarke Ingels, kishte aktivizuar çdo mjet për të gjetur se kush ia ka marrë syzet. Nga ajo që kemi marrë vesh është se syzet i ka dhuratë nga një mik i tij i ngushtë dhe nuk kishte pranuar faktin se thjeshtë i kanë humbur.

Pas një kohe të gjatë ata gjetën se kush ia kishte marrë. Kështu dhe në adresë të Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës dhe Fondacionit Kosovar për Arkitekturë mbërriti një email nga Biennalja që kërkon përgjegjësi.

Read more

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

“Kjo është detyrë që si arkitektë të mbrojmë profesionin tonë dhe gjithçka që lidhet me arkitekturën.

Më 24 maj 2018, ne si grup i arkitektëve gjatë vizitës në Bienalen e Venecias ishim dëshmitarë të një akti të shëmtuar të zotit IDEAL VEJSA nga Kosova, i cili gjatë diskutimeve nga z. BJARKE INGELS i vodhi syzet e diellit që i përkisnin z.INGELS. Ky akt i shëmtuar është i turpshëm dhe ne u bëjmë thirrje të gjitha institucioneve të Kosovës që të marrin masa ndaj z. VEJSA”, thuhet në e-mail.

Vetëm një fotografi e publikuar në Instagram, kishte bërë që Vejsën ta identifikojnë, por që s’kishin mundur ta gjejnë.

“Ne na mori shumë kohë që të identifikojmë hajdutin, por kjo u bë e mundur pasi z. VEJSA postoi në Instagram një fotografi me z. INGELS.Ne e kemi kërkuar z. VEJSA gjithandej nëpër Giardini, por nuk e gjetëm pasi ai me siguri ishte larguar pas këtij akti”, shkruhet në e-mail.

Vejsa ka folur për Ndërtimi.info, ku ka thënë se syzet i janë dorëzuar pronarit, pasi i kishte harruar në tavolinë, teksa hedh dyshime se e-maili nuk është i vërtetë dhe se dikush po manipulon.

”Syzet janë dorëzuar pas gjetjes te pronari… Mirëpo kolegët tonë me qëllim të keq janë mundu t’i japin kahje tjeter”, ka thënë Vejsa për Ndërtimi.info. Ai shton se ka shkuar me vetfinancim, me ftesë që ka pranuar si anëtar i Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës.

Tanni për tani syzet nuk i ka as Bjarke Ingels e as Ideal Vejsa.

Ai na ka dhënë edhe një email nga zyra e BIG, kompania e Bjarke Ingels, ku thuhet se syzet i ka Bjarke dhe se shprehin keqardhje për një ndodhi të tillë me e-mailin akuzues.

Por, këtij debati i jep fund një e-mail që Bjarke Ingels e shkruan dhe thotë se syzet më kanë humbur, apo ndoshta ka qenë edhe aksident. Por, kërkon t’i kthehen pasi i ka dhuratë nga një mik. E çka kërkon ai në fund është që kjo çështje mos të kalojë në dramë, por mundësisht të kthehen syzet.

Përmes kolegësh gazetarë nga Shqipëria, që kanë pasur kontakte me Bjarke Ingels, Bjarke Ingels nëpërmes arkitektëve që njeh në Kosovë, ka kërkuar që t’i kthehen syzet, pasi kanë rëndësi të madhe për të. Si rezultat, marrim vesh se Ideal Vejsa ia ka kthyer syzet një kolegu të tij, që t’ia përcjell Bjarke Ingels.

Me pak fjalë Vejsa i ka gjetur syzet pas debatit ku ishte edhe Bjarke Ingels, ai i kishte marrë dhe ia ka kthyer pasi ka plasur skandali me e-maile të publikuara.

https://ndertimi.info/arkitekti-kosovar-i-merr-syzet-bjarke-ingels-it-detyrohet-tia-kthej-pasi-dalin-e-mailet/

Etiketa: Bjarke Ingelsideal vejsakosovarsyzeTeatri KombëtarVenecia

Të Lidhura

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Para
Izet Haxhia kërkon ballafaqim me Sali Berishën

Izet Haxhia kërkon ballafaqim me Sali Berishën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com