Projektligji/ Të ardhurat nga biznesi për individët tregtarë dhe të vetëpunësuarit deri 14 mln lekë në vit do të tatohen 15% – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Projektligji/ Të ardhurat nga biznesi për individët tregtarë dhe të vetëpunësuarit deri 14 mln lekë në vit do të tatohen 15%

07:01 | 17/06/2022
në Uncategorized
0

Ministria e Financave dhe Ekonomisë publikoi për konsultim publik projektligjin “Për tatimin mbi të ardhurat”. Drafti i Financave parashikon që nga 1 janari 2023 të ardhurat nga biznesi për individët tregtarë dhe të vetëpunësuarit, përfshirë edhe profesionet e lira, do të tatohen 15% për qarkullim vjetor deri në 14 milionë lekë. https://konsultimipublik.gov.al/Konsultime/Detaje/474

Ndërsa për subjektet me xhiro mbi 14 milionë lekë norma e tatimit do të jetë 23%. Aktualisht tatim fitimi për personat fizikë tregtarë me xhiro mbi 14 milionë lekë është 15%. Ndryshimet njehsojnë normën e taksimit të personave fizikë tregtare (biznes i vogël për shembull) me subjektet e mëdha që taksohen 23% (15% është tatim fitimi + 8% norma e dividentit ).

Para publikimit zyrtar të draftit nga Ministria e Financave dhe ekonomisë është rishikuar 3 herë. Në draftin fillestar tatimi për të ardhurat e të vetëpunësuarve dhe personave fizikë do të ishte 23% i përshkallëzuar siç janë tatimi nga të ardhurat e punësimit. Më pas, ndryshe nga drafti fillestar u përcaktua tatim fiks 15%, për të ardhurat deri në 10 milionë lekë në vit.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Projektligji përcakton se individët tregtarë dhe të vetëpunësuarit do të tatohen mbi të ardhurat nga biznesi, pasi tu njihen shpenzimet nga 30% deri në 90%, sipas llojit të biznesit.

Nëse qarkullimi i individit tregtar ose të vetëpunësuar nuk i kalon 10 milionë lekë në vit, ai ka të drejtë që nga të ardhurat e biznesit, të zbresë shpenzimet e supozuara në një shumë të vetme si më poshtë, pa mbajtur regjistrime në kontabilitet, si: 60 % të të ardhurave për veprimtaritë prodhuese; 90 % të të ardhurave për veprimtaritë e tregtimit me shumicë;

70 % të të ardhurave për veprimtaritë e tregtimit me pakicë të mallrave dhe transportit individual; 60 % të të ardhurave për veprimtaritë bare, restorante, disko etj, të kësaj natyre; 50 % të të ardhurave për veprimtaritë e shërbimeve, veprimtarite artizanale dhe atyre zejtare; 30 % të të ardhurave për individët e vetëpunësuar. Zbritja e shpenzimeve fikse e përcaktuar në përqindje sipas llojit të bizneseve nuk do të zbatohet për subjektet me xhiro mbi 10 milionë lekë./D.Azo

Neni 14

Regjimi i veçantë për individët tregtarë dhe të vetëpunësuar

1.Nëse qarkullimi i individit tregtar ose të vetëpunësuar nuk i kalon 10,000,000 Lekë në vit, ai ka të drejtë që nga të ardhurat e biznesit, të zbresë shpenzimet e supozuara në një shumë të vetme si më poshtë, pa mbajtur regjistrime në kontabilitet.

-60 % të të ardhurave për veprimtaritë prodhuese;

-90 % të të ardhurave për veprimtaritë e tregtimit me shumicë;

-70 % të të ardhurave për veprimtaritë e tregtimit me pakicë të mallrave dhe transportit individual;

-60 % të të ardhurave për veprimtaritë bare, restorante, disko etj, të kësaj natyre;

-50 % të të ardhurave për veprimtaritë e shërbimeve, veprimtarite artizanale dhe atyre zejtare;

-30 % të të ardhurave për individët e vetëpunësuar.

Aktivitetet sipas këtij paragrafi, përcaktohen me Vendim të Këshillit të Ministrave, bazuar në Kodin e Veprimtarive Ekonomike.

2.Tatimpaguesi i cili ka zbritur shpenzimet në një shumë të vetme sipas paragrafëve të mësipërm, nuk i lejohet të kërkojë zbritje apo kompensim tjetër përveç kompensimit personal sipas Nenit 22 “Zbritjet nga Baza Tatimore” të këtij ligji.

Neni 24

Norma tatimore

1.Të ardhurat bruto nga punësimi tatohen me normat e mëposhtme:

Baza tatimore vjetore Norma tatimor

0 – 2,040,000 13%

Mbi 2,040,000 23%

2.Të ardhurat neto (fitimi) nga biznesi për individët tregtarë dhe të vetëpunësuarit tatohen me normat e mëposhtme:

Baza tatimore vjetore Norma tatimore

0 – 14,000,000 15%

Mbi 14,000,000 23%

3.Të ardhurat nga investimi tatohen me normat e mëposhtme:

a.Të ardhurat nga dividentët 8%.

b.Çdo zë tjetër i të ardhurave nga investimi 15%.

4.Përveçse kur parashikohet ndryshe në këtë ligj, asnjë kosto nuk zbritet kundrejt të ardhurave nga investimi.

 

Etiketa: biznesiIndividëtprojektligjite ardhuratvetpunesuarit

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Flasin fqinjët e shqiptares që vrau djalin 2-vjeçar në Spanjë

Flasin fqinjët e shqiptares që vrau djalin 2-vjeçar në Spanjë

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

U zbuluan e-mailet me Jeffrey Epstein, ish-kryeministri norvegjez tenton vetëvrasjen –

U zbuluan e-mailet me Jeffrey Epstein, ish-kryeministri norvegjez tenton vetëvrasjen –

16:33 | 24/02/2026
Call Center-at mashtrues në mes të Tiranës, Apeli i GJKKO liron 4 prej të arrestuarve –

Call Center-at mashtrues në mes të Tiranës, Apeli i GJKKO liron 4 prej të arrestuarve –

16:21 | 24/02/2026
Kërkoi lirimin nga burgu, Apeli i GJKKO rrëzon Erion Veliajn, kryebashkiaku mbetet në qeli –

Kërkoi lirimin nga burgu, Apeli i GJKKO rrëzon Erion Veliajn, kryebashkiaku mbetet në qeli –

15:55 | 24/02/2026
Iku me kasafortë në rrugë, shqiptari përleshet me policët spanjolle –

Po ruanin të armatosur me kallashnikovë 1 ton drogë, arrestohen 2 shqiptarë në Spanjë –

15:27 | 24/02/2026
Dënohet 11 vjet burg kunati i Rezart Taçit –

Do pastronte 18.3 mln euro të mafies italiane, SPAK kërkon 13 vite burg për biznesmenin Rezart Taçi –

15:11 | 24/02/2026

Më Të Lexuarat

  • U zbuluan e-mailet me Jeffrey Epstein, ish-kryeministri norvegjez tenton vetëvrasjen –
  • Call Center-at mashtrues në mes të Tiranës, Apeli i GJKKO liron 4 prej të arrestuarve –
  • Kërkoi lirimin nga burgu, Apeli i GJKKO rrëzon Erion Veliajn, kryebashkiaku mbetet në qeli –
  • Po ruanin të armatosur me kallashnikovë 1 ton drogë, arrestohen 2 shqiptarë në Spanjë –
  • Do pastronte 18.3 mln euro të mafies italiane, SPAK kërkon 13 vite burg për biznesmenin Rezart Taçi –
  • Do pastronte 18.3 mln euro të mafies italiane, SPAK kërkon 13 vite burg për biznesmenin Rezart Taçi –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • U zbuluan e-mailet me Jeffrey Epstein, ish-kryeministri norvegjez tenton vetëvrasjen –
  • Call Center-at mashtrues në mes të Tiranës, Apeli i GJKKO liron 4 prej të arrestuarve –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com