Projektligji i qeverisë, kosto 500 milionë euro që do të paguhet nga tarifat e shtuara mbi naftën – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Projektligji i qeverisë, kosto 500 milionë euro që do të paguhet nga tarifat e shtuara mbi naftën

19:18 | 12/07/2019
në Kryesore
0

Një projektligj i qeverisë, që parashikon detyrimet për krijimin dhe mbajtjen e menaxhimin e rezervave të sigurisë për naftën bruto dhe nënproduktet e saj, për të siguruar një nivel të lartë të sigurisë së furnizimit me naftë bruto në vend, ka ngjallur reagimin e aktorëve të tregut.

Burime zyrtare nga Shoqata e Shoqërive të Hidrokarbureve pohuan se ky projektligj është një paradoks në të gjitha aspektet, që nga kushtetutshmëria e vendosjes së tarifës, mungesa e analizës për raportin kosto-përfitime të kësaj nisme, përmbysjen e modelit të rregulluar se si funksionon tregu sot dhe mbi të gjitha në koston e lartë absurde që vlerësohet në minimum 500 milionë euro, do të kishte ngritja dhe menaxhimi nga një Agjenci e posaçme e rezervave të karburanteve.

Një kosto kjo që do të transferohet direkt tek konsumatori, ashtu siç ndodh rëndom me të gjitha taksat apo tarifat, ndërsa përfitimet që do të kishte ekonomia janë inekzistente. Operatorët ngrenë dyshime dhe se qëllimi i këtij drafti është thjesht tu gjejë punë qindra depozitave të naftës, që sot kanë mbetur bosh për arsye të mbikapacitetit dhe falimentimit të operatorëve të naftës në vite.

Read more

SPAK zbulon jahtin 1 mln eurosh të Ermal Beqirit, mjeti luksoz në emër të punonjëses së tij (Foto) –

Hajdute ordinere, mos i hongsh ato lekë! –

Aksident i rëndë në Lushnjë! Motoçikleta përplaset me makinën, i riu në gjendje kritike për jetën (Emri) –

Tragjike në Vlorë! U godit me top gjatë lojës në kalçeto, ndërron jetë 42-vjeçari –

Le t’i marrim me rradhë:

Si është situata sot

Licencimi i kompanivë të karburanteve sot është i rregulluar me ligjin 8450 për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës e gazit dhe nënprodukteve të tyre. Ligji përcakton kushtet për marrjen e licencës dhe rregullon  mbajtjen e rezervave të sigurisë nga vetë kompanitë, dhe siç pohohet në ligj, ai bazohet dhe në direktivën e Parlamentit Europian dhe të Këshillit të Europës për mbajtjen e rezerves minimale te sigurise për naftën dhe/ose nënproduktet e saj.

Kushti që të marrësh licencë është që kesh depozitë për mbajtjen e rezervave të sigurisë, që fillimisht ka qenë e barabartë me 15 ditë konsum, më pas u rrit në 30 ditë dhe aktualisht është 90 ditë kalendarike. “Që nga viti ’93, kur është liberalizuar tregu nuk ka pasur kurrë krizë të furnizimit me karburant, madje as në vitin 1997”, pohon Shoqata e Shoqërive të Hidrokarbureve.

Këto depozita sot mbahen me kosto pothuajse zero, sepse investimi është kryer dhe operatorët kanë magazine të lira, dhe kur kanë kontraktime dhe furnitorët e mëdhenj e depozitojnë pa pagesë.

Ndërsa Ligji i ri parashikon krijimin e një Agjencie, që do të jetë përgjegjëse e mbajtjes dhe menaxhimit të rezervave të sigurisë të naftës bruto  dhe nënprodukteve të saj, e autorizuar për të blerë, magazinuar, menaxhuar dhe shitur rezervat e sigurisë të naftës bruto dhe nënprodukteve të saj në Republikën e Shqipërisë përfshirë dhe rezervat specifike. Sipas draftit, rezervat e sigurisë krijohen dhe mbahen për të siguruar furnizim të pandërprerë të tregut me produkte energjetike hidrokarbure.

Depozitat kanë mbikapacitet, 80% e tyre sot janë bosh

Rreth 10 vjet më parë, në kuadër të një projekti të Parkut Energjetik, të iniciuar nga qeveria e atëhershme Berisha, kompanitë filluan të investonin për ndërtimin e depozitave të karburanteve në Porto Romano, Shëngjin, Vlorë etj. Investimet u rritën me shpejtësi, duke krijuar mbikapacitete.

Shoqata e Shoqërive të Hidrokarbureve vlerëson se aktualisht, kapaciteti i depozitave të karburanteve në Shqipëri është 800-1 mln ton, i cili është i mjaftueshëm për të mbuluar konsumin e më shumë se 1 viti me naftë.

Aktualisht vetëm 20% e këtyre depoztave sot është në funksion, pra është e mbushur me karburante.

Tregtimi i karburanteve është sektori me lëvizje të mëdha, mbyllje të kompanive, rritje apo rënie stratosferike të tyre brenda një periudhe të shkurtër kohore.

Si rrjedhojë, një pjesë e madhe e depozitave ka mbetur e papërdorur, teksa në vite shumë kompani kanë falimentuar apo janë larguar nga tregu. Taçi Oil (me depozita në Durrës), Bolunmez Petrol (që kishte depozita në Shëngjin) dhe Gulf (Sun Petroleum Albania) tashmë janë jo aktive.

Duhen minimum 500 milionë euro për të krijuar rezervën e re të sigurisë

Drafti i ri parashikon që shuma e përgjithshme e rezervave të sigurisë në Republikën e Shqipërisë duhet të jetë të paktën 90 ditë mesatare ditore të importeve  neto ose të paktën 61 ditë të mesatares ditore të sasisë të konsumit të brendshëm, cilado nga dy sasitë është më e madhe.

Shoqata e Shoqërive të Hidrokarbureve vlerëson, bazuar në të dhënat e Doganave, se në vitin 2018, konsumi total i produkteve energjetike hidrokarbure (nafta, benzina, karburanti për avionë, gazi) në vend ishte 1.6 milionë ton, apo rreth 1.85 miliardë litra. Konsumi rritet mesatarisht 5% në vit. Për të krijuar rezerva për 61 ditë (për rreth 310 milionë litra), kosto minimale e blerjes së tyre do të ishte rreth 300 milionë euro, llogarit Shoqata.

Kësaj i shtohet dhe kosto e magazinimit, ku alternativat janë ose të ndërtohen depozitat nga e para, ose të merren me qira ato ekzistuese. Ndërtimi për depozita me kapacitet rreth 200-300 mijë ton kushton mbi 200 milionë euro, ndërsa dhe nëse do të merrnin depozita me qira, ajo do të kushtonte minimalisht 10 dollarë në muaj për ton në muaj, në total 20 mln euro në muaj (për 200 mijë ton), ose 240 milionë euro në vit.

Pra, vetëm blerja e naftës dhe magazinimi i saj kanë një kosto prej të paktën 500 milionë eurosh, që sipas Shoqatës është absurd. Këtyre u shtohen dhe kostot e sigurimit, ato administrative, përdorimi i portit, shkarkimi dhe për më tepër këtë sasi karburanti nuk e mban dot gjendje shumë se 2 vjet sepse prishet. Një tjetër problem është se nëse çmimi bie, atëhere zhvlerësohet sasia e karburantit të blerë me një çmim më të lartë, pasi ai nuk qarkullon.

I gjithë tregu i karburanteve sot qarkullon rreth 1.3-1.4 miliardë euro në vit, sipas vlerësimeve të Monitor bazuar në të ardhurat e kompanive dhe importeve vjetore të karburanteve e gazit.

Pra, kosto e krijimit të rezervave nga e para është sa gati 35% e gjithë vlerës vjetore të tregut të produkteve energjetike hidrokarbure.

Ligji i ri parashikon që kosto e krijimit dhe mbajtjes së kësaj rezerve  do të sigurohet nga:

– Tarifat e krijimit dhe mbajtjes se rezervës se sigurisë që aplikohen mbi sasitë e produkteve energjetike hidrokarbure që shiten në Republikën e Shqipërisë në përputhje me nenin 11;

– Kredi të mundshme të marra në përputhje me legjislacionin në fuqi;

– Të ardhurat nga shitja e rezervave;

-Të ardhurat nga shitja e shërbimeve;

– Burime të tjera

Ligji nuk specifikon se sa do të jetë tarifa, por operatorët e tregut pohojnë se çdo kosto shtesë që ata kanë do transferohet në çmim.

Aktualisht, sot nafta del në treg me 75-77 lekë/litër , nëse nuk do të kishte asnjë taksë dhe nëse llogariten shpenzimet dhe fitimet e kompanive. Ajo shitet në tregun me pakicë me rreth 170-177 lekë, pra rreth 50-60% e çmimit të saj janë taksa, që paguhen nga konsumatori. Në këto nivele, nafta në Shqipëri është ndër 20 më të shtrenjtat në botë, sipas Global Petrol Price dhe më e shtrenjta në Europë bazuar në fuqinë blerëse, ndërsa ka një  cilësi skandaloze, me makinat që lëshojnë tym të zi në rrugë dhe nuk po merret asnjë masë për të frenuar këtë fenomen. Në vite janë shtuar taksat e fshehta, si skanimi, rilicencimi, ndërsa pothuajse gjithë rrugët planifikohen të bëhen me pagesë.

Për më tepër, sqaron Shoqata, Kushtetuta pengon të vësh taksë dhe tatime pa ligj. Edhe në rastin konkret, kur kjo kamuflohet si tarifë, kjo e fundit vendoset në funksion të marrjes së një shërbimi, që në këtë rast nuk ekziston.

Në rezultante, vlerëson Shoqata, ky është një projekt me një kosto tepër të lartë, që nuk sjell asnjë shërbim në treg, por vetëm do të transferohet te konsumatorët fundorë përmes çmimit të naftës. Shoqata sqaron se edhe nëse këto depozita ngihen, kompanitë do të vijojnë njësoj të mbajnë rezervat e tyre të sigurisë, për vetë natyrën e funksionimit të aktivitetit të tyre, ndonëse ligji i ri nuk do i njohë më ato pas krijimit të rezervave të veta.

Shoqata sqaron se aktualisht situata është e rregulluar dhe është e mjaftueshme që Inspektoriati Shtetëror Teknik të zbatojë ligjin aktual për kontrollin e mbajtjes së rezervave të sigurisë për 90 ditë kalendarike (nëse gjenden me shkelje kompanitë gjobiten sa gjysma e vlerës së asaj që mungon). Psh, nëse zbatimi i ligjit do të ishte imponuar, në rastin e falimentimit të kompanisë Gulf, e cila mëse një vit më parë shiti tollona dhe u zhduk nga qarkullimi, shteti do të mund të kishte konfiskuar rezervën e sigurisë dhe do të mund t’u kthente klientëve një pjesë të borxheve…

/Monitor/

Etiketa: 500 milionë euronaftaprojektligj i qeverisëShoqata e Shoqërive të Hidrokarburevetaksatarifa

Të Lidhura

SPAK zbulon jahtin 1 mln eurosh të Ermal Beqirit, mjeti luksoz në emër të punonjëses së tij (Foto) –

SPAK zbulon jahtin 1 mln eurosh të Ermal Beqirit, mjeti luksoz në emër të punonjëses së tij (Foto) –

nga 27
11:06 | 26/12/2025
0

Hetimet e SPAK kanë zbuluar asete të cilat i përkasin përsonave të dyshuar në dosjen qindra miliona eurosh të abuzimeve...

Hajdute ordinere, mos i hongsh ato lekë! –

Hajdute ordinere, mos i hongsh ato lekë! –

nga 27
10:54 | 26/12/2025
0

Zv.kryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku është shfaqur në publik dhe ka postuar në rrjetet sociale, që...

Aksident i rëndë në Lushnjë! Motoçikleta përplaset me makinën, i riu në gjendje kritike për jetën (Emri) –

Aksident i rëndë në Lushnjë! Motoçikleta përplaset me makinën, i riu në gjendje kritike për jetën (Emri) –

nga 27
10:28 | 26/12/2025
0

Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të premte, në unazën e qytetit të Lushnjes. Një makinë është...

Tragjike në Vlorë! U godit me top gjatë lojës në kalçeto, ndërron jetë 42-vjeçari –

Tragjike në Vlorë! U godit me top gjatë lojës në kalçeto, ndërron jetë 42-vjeçari –

nga 27
10:02 | 26/12/2025
0

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Novoselë në Vlorë, ku një 42-vjeçar ka ndërruar jetë gjatë një loje futbolli....

Para
Skandali i ri në jug të vendit: Nxënësja e mitur abuzohej për 3 vjet nga mësuesi

Skandali i ri në jug të vendit: Nxënësja e mitur abuzohej për 3 vjet nga mësuesi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

SPAK zbulon jahtin 1 mln eurosh të Ermal Beqirit, mjeti luksoz në emër të punonjëses së tij (Foto) –

SPAK zbulon jahtin 1 mln eurosh të Ermal Beqirit, mjeti luksoz në emër të punonjëses së tij (Foto) –

11:06 | 26/12/2025
Hajdute ordinere, mos i hongsh ato lekë! –

Hajdute ordinere, mos i hongsh ato lekë! –

10:54 | 26/12/2025
Aksident i rëndë në Lushnjë! Motoçikleta përplaset me makinën, i riu në gjendje kritike për jetën (Emri) –

Aksident i rëndë në Lushnjë! Motoçikleta përplaset me makinën, i riu në gjendje kritike për jetën (Emri) –

10:28 | 26/12/2025
Tragjike në Vlorë! U godit me top gjatë lojës në kalçeto, ndërron jetë 42-vjeçari –

Tragjike në Vlorë! U godit me top gjatë lojës në kalçeto, ndërron jetë 42-vjeçari –

10:02 | 26/12/2025
Korça zbardhet nga dëbora, termometri zbret në -5 gradë Celsius –

Korça zbardhet nga dëbora, termometri zbret në -5 gradë Celsius –

09:48 | 26/12/2025

Më Të Lexuarat

  • SPAK zbulon jahtin 1 mln eurosh të Ermal Beqirit, mjeti luksoz në emër të punonjëses së tij (Foto) –
  • Hajdute ordinere, mos i hongsh ato lekë! –
  • Aksident i rëndë në Lushnjë! Motoçikleta përplaset me makinën, i riu në gjendje kritike për jetën (Emri) –
  • Tragjike në Vlorë! U godit me top gjatë lojës në kalçeto, ndërron jetë 42-vjeçari –
  • Korça zbardhet nga dëbora, termometri zbret në -5 gradë Celsius –
  • Nuk ndalen protestat e fermerëve grekë, bllokohet përsëri aksi Kakavijë-Janinë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • SPAK zbulon jahtin 1 mln eurosh të Ermal Beqirit, mjeti luksoz në emër të punonjëses së tij (Foto) –
  • Hajdute ordinere, mos i hongsh ato lekë! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com