Banorët e fshatrave Vajkanit, Kallmit e Verrisë kanë bllokuar për disa minuta autostradën Lushnjë-Fier në shenjë proteste kundër ndërtimit të impiantit të mbetjeve në këtë zonë.
Policia shoqëroi në komisariat disa persona për bllokim të paligjshëm të rrugës, gjë që solli grumbullimin e protestuesve para komisariatin. Banorët pohojnë se duan transparencë nga bashkia për impiantin e plehrave.
“Nuk i duam mbetjet. Ne e duam me shkrim nga kryetari që të na sqarojë veten. Ne nuk tërhiqemi“, janë shprehur banorët.
Projekti për landfillin e Fierit, deri më tani është ndryshuar tre herë, pasi çdo vend ku është përcaktuar ndërtimi i impiantit është kundërshtuar ashpër nga banorët e zonës.