Profesori grek vërteton genocidin, Lambros Bulciotis: 50 mijë çamë u vranë e u dëbuan nga trojet e tyre – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Profesori grek vërteton genocidin, Lambros Bulciotis: 50 mijë çamë u vranë e u dëbuan nga trojet e tyre

09:45 | 19/10/2016
në Uncategorized
0

Studimi i profesorëve grekë shkakton reagimin e ashpër të studentëve të Universitetit Pandio, të cilët nuk i pranojnë dot faktet shkencore që vërtetojnë genocidin grek ndaj popullsisë çame

“Fakte të pakundërshtueshme dhe asgjë më shumë.”

Ky është argument, përmes të cilit u mbrojtën studiuesit grekë në auditorin e një universiteti, kur ata vërtetuan shkencërisht genocidin grek ndaj popullsisë çame. Shifrat e viktimave të genocidit grek ndaj popullsisë çame të konstatuara në këtë studim janë më të mëdha se sa ato që paraqet pala shqiptare.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

profesoret-grekeStudiuesit grekë paraqitën fakte të pakundërshtueshme të genocidit grek ndaj popullsisë shqiptare të Çamërisë. Dy prej detajeve që kanë ndezur reagimin kundër tyre në auditor, ishte  përfundimi i studimit të tyre, sipas të cilit “50 mijë çamë të Epirit janë dëbuar ose vrarë gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore nga Ushtria Revolucionare Çlirimtare Greke” (EDES, forcat e djathta të Greqisë për çlirim, krahas ELAS-it, që ishte komunist, në radhët e së cilës kanë luftuar edhe rreth 200 çamë, shën. red.)

Një detaj tjetër i vërtetuar gjithashtu me dokumente zyrtare të pakundërshtueshme ishte edhe vrasja e fakti se 77 çamë të Paramithisë janë ekzekutuar nga forcat e EDES-it, vetëm për shkak të kombësisë së tyre.

Debati në auditor

Debati për studimin grek u zhvillua në auditorin e Universitetit Pandio të Greqisë, ku një grup profesorësh grekë të këtij universiteti, paraqitën studimin për genocidin grek ndaj popullsisë çame.

Të pranishmit, studentë dhe pedagogë të këtij universiteti kundërshtuan studimin dhe reaguan me ashpërsi dhe ulurima me zhargon rruge, teksa ulërinin: “fashistët!”, duke iu referuar çamëve, “atë meritonin!”. Në mbrojtje të studimit shkencor profesor Lambros Bulciotis, një prej hartuesve të studimit, tha: “Ky është thjesht një studim shkencor, që nuk tenton të futet në situata politike. Ne, thjesht paraqesim faktet, që ekzistojnë dhe asgjë më shumë“.

studnetet-grekeTë pranishmit filluan të bërtisnin më tej, kur studimi evidentonte se “Vorio-epirotasit” bashkëpunuan me forcat naziste në Shqipërinë e Jugut dhe se tokat e pronat e shqiptarëve në Thesproti (Çamëri) iu dhanë mikrasiatëve (grekëve që shkuan në Greqi, nga Turqia, pas ndryshimit të popullsive mes dy vendeve). Megjithë kundërshtitë e forta të studentëve dhe pedagogëve të këtij universiteti, studiuesit nuk pranuan të ndryshonin asnjë presje në punën e tyre shkencore. Konstandinos Ciceliqis, një ndër hartuesit tha: “nuk po flasim për çështje kombëtare, por për çështje historike dhe për fakte të dokumentuara, të cilat sot po i paraqesim“.

Studimi

Është i dyti studim i kryer nga profesorët grekë që konstaton genocidin grek ndaj popullsisë çame. I pari, është hartuar nga profesori grek i Universitetit të Jeillit (Yale) në Shtetet e Bashkuara, Stathis Kalivas, i cili në studimin e tij thotë ndër të tjera: “ky rast është padyshim një genocid. Pyetja që mbetet është nëse kemi të bëjmë me një (genocid) të parapërgatitur nga qendra (drejtuesit e ushtrisë) apo nëse erdhi nga veprime hakmarrjeje në nivel lokal. Mendoj se diferenca mes këtyre të dyjave është shumë e vogël. Megjithëse, EDES-i ishte një organizatë e përqendruar ku, në ndryshim nga EAM (organizata politike e ELAS-it), drejtuesit qendrorë mund të kontrollonin lehtë ushtarakët vendorë, asnjë fakt nuk tregon se udhëheqësit kishin dëshirën më të vogël (apo reale) për t’i ndaluar (të kryenin genocidin). Rrethanat politike të shtatorit të vitit 1944 lejonin “zgjidhjen përfundimtare” të Çështjes Çame dhe sipas mendimit tim, EDES-i nuk u frenua për të përfituar nga rasti”, thekson profesori grek Stathis Kalivas.

Më poshtë publikohet video e plotë e debatit në auditorin e Universitetit Pandio të Greqisë, për genocidin grek ndaj popullsisë së Çamërisë.

Etiketa: CameriKonstandinos CiceliqisLambros BulciotismikrasiatëtStathis KalivasThesprotiUniversiteti Pandio

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
ShBA- Shteti Islamik përdor qytetarët si mburoja

ShBA- Shteti Islamik përdor qytetarët si mburoja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Të ngrihemi kundër këtyre hajdutëve që përmbytin dhe grabisin Shqipërinë –

Të ngrihemi kundër këtyre hajdutëve që përmbytin dhe grabisin Shqipërinë –

12:58 | 13/01/2026
Përmbyset traktori në Lushnjë, dërgohet me urgjencë në spital 64-vjeçari (Emri) –

Përmbyset traktori në Lushnjë, dërgohet me urgjencë në spital 64-vjeçari (Emri) –

12:16 | 13/01/2026
Po uzurpohet pushteti i KLGJ –

Po uzurpohet pushteti i KLGJ –

11:58 | 13/01/2026
Skema/ Si ishin përgatitur aktorët e dosjes AKSHI për të mos paguar asnjë taksë përmes’ Durana Tech Park’ –

Skema/ Si ishin përgatitur aktorët e dosjes AKSHI për të mos paguar asnjë taksë përmes’ Durana Tech Park’ –

11:52 | 13/01/2026
Po i bën bisht drejtësisë –

Po i bën bisht drejtësisë –

11:30 | 13/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Të ngrihemi kundër këtyre hajdutëve që përmbytin dhe grabisin Shqipërinë –
  • Përmbyset traktori në Lushnjë, dërgohet me urgjencë në spital 64-vjeçari (Emri) –
  • Po uzurpohet pushteti i KLGJ –
  • Skema/ Si ishin përgatitur aktorët e dosjes AKSHI për të mos paguar asnjë taksë përmes’ Durana Tech Park’ –
  • Po i bën bisht drejtësisë –
  • Qeveria mbetet model i grabitjes, nafta në Shqipëri 78% më shtrenjtë se në Kosovë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Të ngrihemi kundër këtyre hajdutëve që përmbytin dhe grabisin Shqipërinë –
  • Përmbyset traktori në Lushnjë, dërgohet me urgjencë në spital 64-vjeçari (Emri) –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com