Profesori grek: Çamët, pastrim etnik – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Profesori grek: Çamët, pastrim etnik

09:29 | 12/12/2016
në Kosove Rajon
0

Me një këndvështrim etnocentrik, pa një informim të balancuar, mediat e dy vendeve mbeten ende shumë konservatore, përkëdhelin kordat nacionaliste dhe vazhdojnë të pasqyrojnë në mënyrë negative grekët në Shqipëri dhe shqiptarët në Greqi.

Ky ka qenë një prej konkluzioneve kryesore të një studimi shkencor, që u paraqit në një prej sallave të Universitetit “Maqedonia” të Selanikut, të organizuar nga Fondacioni grek për Politikën Europiane dhe të Jashtme (ELIAMEP).

“Shumë nga stereotipet dhe klima e keqe që ekzistojnë në popujt e dy vendeve, ose si e shikojnë njëri-tjetrin qytetarët e tyre kalon nga mediat”, tha Joannis Armakolas, profesor në Universitetin “Maqedonia”, Selanik.

Read more

Thaçi s’u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait, Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e kodit zakonor

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

Sipas hulumtuesit Panagiotis Pasxalidhis, prej 2014-s janë zhvilluar dy vite studime në analizat e 949 artikujve të 5 gazetave kryesore të Greqisë, nga spektri i majtë deri tek ai i djathtë. Më shumë janë pasqyruar 4 ngjarjet kryesore të këtij viti në lidhje me Shqipërinë, si presidenca greke, çështja “Kareli”, reforma territoriale dhe ndeshja Serbi-Shqipëri. Të gjitha janë trajtuar me syzet e bindjeve të çdo gazete, ku shtypi i majtë ka qenë më kritik ndaj nacionalizmit, ndërsa ai i djathtë ka ruajtur stereotipet e shfaqura gjatë viteve ’90, megjithëse vihet re një distancim nga ai këndvështrim.

Një nga qasjet më interesante të një prej profesorëve të ftuar për të komentuar këtë studim ka qenë edhe ai për Çështjen Çame.

“Mirë apo keq, historia ka kaluar dhe nga ana tjetër duhet që edhe pala greke të thotë: Po, u bë një spastrim etnik në atë kohë nga Ushtria Demokratike e Greqisë. Disa prej çamëve që ishin bashkëpunëtorë të gjermanëve u larguan të gjithë dhe nuk mund të kenë tashmë të drejta te pasuritë dhe të mbarojë kjo çështje”, tha Kostandinos Tsitselikis, profesor i të njëjtit universitet.

Të pranishmit, kryesisht studentë, kanë ndjekur edhe studimin e bërë nga Instituti Shqiptar i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, ku në 223 artikujt e analizuar nga 3 gazeta shqiptare në 6 muaj të 2014-s, këndvështrimi varet nga rasti dhe tema, ndërsa konkluzioni i studiuesve nga artikujt është se Tirana nuk ka besim tek Athina, edhe kur kjo e fundit e ka mbështetur.

/top-channel.tv/

Etiketa: Instituti Shqiptar i Marrëdhënieve Ndërkombëtarekordat nacionalisteKostandinos TsitselikisPanagiotis Pasxalidhispastrim etnikUniversiteti “Maqedonia” i Selanikut

Të Lidhura

Dënimi politik, Salianji: Më ofruan para në këmbim të heshtjes dhe burgut

Thaçi s’u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait, Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e kodit zakonor

nga 27 ok
17:06 | 18/03/2025
0

Ervin Salianji ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Speciale që refuzoi lejen për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për të...

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

nga 27 ok
15:50 | 13/12/2024
0

Shqipëria dhe Kosova njohën këtë të premte kundërshtarët e kualifikueseve të Kupës së Botës 2026. Shorti i hidhur në selinë...

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

nga 27 ok
09:44 | 24/09/2024
0

Konfiskim i pasaportës, ndalim i largimit nga Serbia dhe detyrim për t’u paraqitur në policinë e Beogradit dy herë në...

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

nga 27
13:12 | 12/03/2024
0

Pesë të rinj, tre grekë dhe dy shqiptarë, janë arrestuar pasi dhunuan një 21 vjeçar në Selanik. Ngjarja ndodhi mbrëmjen...

Para
Greqi/ Gjenden tre bomba tek Ministria e Punës

Greqi/ Gjenden tre bomba tek Ministria e Punës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ju mund ta shpëtoni Shqipërinë dhe nëse jo sot, kur? –

Ju mund ta shpëtoni Shqipërinë dhe nëse jo sot, kur? –

12:58 | 08/12/2025
Zgjedhjet e 28 dhjetorit/ Kosova gati për fushatë, partitë dorëzojnë listat e kadidatëve (Emrat) –

Zgjedhjet e 28 dhjetorit/ Kosova gati për fushatë, partitë dorëzojnë listat e kadidatëve (Emrat) –

12:48 | 08/12/2025
Duhet t’a nisim nga vetja –

Duhet t’a nisim nga vetja –

12:28 | 08/12/2025
Për shqiptarët, 8 dhjetori i vitit 1990 është ditëlindja e lirive të tyre –

Për shqiptarët, 8 dhjetori i vitit 1990 është ditëlindja e lirive të tyre –

12:20 | 08/12/2025
Rama e plaku kombin me shpejtësi dramatike, koha për ndryshim –

Rama e plaku kombin me shpejtësi dramatike, koha për ndryshim –

12:04 | 08/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Ju mund ta shpëtoni Shqipërinë dhe nëse jo sot, kur? –
  • Zgjedhjet e 28 dhjetorit/ Kosova gati për fushatë, partitë dorëzojnë listat e kadidatëve (Emrat) –
  • Duhet t’a nisim nga vetja –
  • Për shqiptarët, 8 dhjetori i vitit 1990 është ditëlindja e lirive të tyre –
  • Rama e plaku kombin me shpejtësi dramatike, koha për ndryshim –
  • Aksident në Durrës, shoferi përplas me makinë nënën me fëmijën e mitur dhe ‘arratiset –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ju mund ta shpëtoni Shqipërinë dhe nëse jo sot, kur? –
  • Zgjedhjet e 28 dhjetorit/ Kosova gati për fushatë, partitë dorëzojnë listat e kadidatëve (Emrat) –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com