Një 35-vjeçar, i cili merrej me aktivitetin e paligjshëm të prodhimit dhe mbajtjes së lëndëve eksplozive është arrestuar sot nga Policia e Tiranës.
Në pranga ka rënë Fatjon Kola, 31 vjeç, banues në fshatin Pezë e Madhe. Pas kontrolleve, janë sekuestruar 8 kallëpe tritol, një sasi lënde eksplozive tritol që shërbente për përgatitjen e minave me telekomandë, si dhe një granatë mësymëse.
“Goditet nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 6, një tjetër rast i prodhimit dhe mbajtjes së lëndëve eksplozive.Sekuestrohen 8 kallëpe tritol, një sasi lënde eksplozive tritol që shërben për përgatitjen e minave me telekomandë, si dhe një granatë mësymëse.