Ministri i Punëve të Jashtme në Kosovë, Enver Hoxhaj ka përsëritur qëndrimin e tij kundër idesë për krijimin e tregut të përbashkët rajonal, të paraqitur nga Serbia. Ai ka thënë se kjo ide është tendencë anti-europiane për ta dominuar rajonin dhe për ta shtuar ndikimin e Rusisë në Ballkan.
Hoxhaj ka deklaruar se Kosova është kundër një ‘Jugosllavie të re’ dhe se opsioni i vetëm për Kosovën është orientimi euroatlantik.