Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Prishtinë ku një vajzë 12- vjeçare e traumatizuar është hedhur nga ballkoni i katit të tretë si pasoj e ndërhyrjes së policisë për të nxjerrë me forcë 130 familje nga një pallat.
Sipas familjarëve, vajza që është hedhur nga ballkoni i banesës është me sindromën down dhe ishte e traumatizuar si pasojë e ndërhyrjes së policisë.Vajza me inicialet L.K. është dërguar në QKUK dhe thuhet se është në gjendje kritike për jetën.
Në Prishtinë janë përleshur mbrëmë me policinë banorët e pallatit pasi policia pretendon që duhet të lironin banesat, pasi me vendim gjykate pallati i përket Ndërmarrjes së Banesave.
https://youtu.be/CwDMW_8QC_0