Prindërit shqiptarë të shokuar nga tekstet shkollore të fëmijëve, ja një “tregim humoristik” – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Prindërit shqiptarë të shokuar nga tekstet shkollore të fëmijëve, ja një “tregim humoristik”

16:27 | 27/10/2017
në Shqiperi
0

Tregim humoristik thuhet pas titullit : “Ah këto vajzat”, që fëmijët e klasës së pestë në vendin tonë duhet të lexojnë e mësojnë. Si e përjetojnë fëmijët është vështirë të thuhet, megjithatë një tekst i tillë prindërit nuk i bën fare për të qeshur. Shumë prej tyre me siguri do të jenë më të lumtur, nëse fëmija i tyre do jetë dobët në mësim, se sa të vlerësohet me nota të mira rreth një teksti që vështirë t’i përcaktohet vlera edukuese.

Më poshtë do mund të lexoni tekstin e publikuar në facebook nga një prind, i cili evidenton vështirësitë e vazhdueshme që has në librat e fëmijëve. Nuk janë të pakta rastet, kur prindërit shqiptarë janë shokuar nga shkrimet në librat e fëmijëve të tyre.

Ah këto vajzat (tregim humoristik)

Read more

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Grioleti nuk i honeps fare vajzat. Ja ç’mendon ai për to. Ato s’dinë të zihen me grushte. S’dinë të gjuajnë me gurë. S’dinë të rrëshqasin; edhe kur marrin vrull, në vend që të hidhen sa më larg, bëjnë një kërcim të vogël.

Kanë frikë nga gjithçka: nga vetëtimat, nga greminat, nga vemjet, nga thithëlopat, nga errësira. Kur bien bubullimat, zënë veshët me duar. Pale që ia japin vrapit e shkojnë të fshihen nën krevat. Gjëmimi i një topi i shashtis fare…

S’kanë pikë forcë. Sikur kanë lëng rrepkash brenda në vena. S’kanë fare fuqi, vetëm të lodhen dinë. Kurr nuk duan të rrezikojnë veten për ndonjë  gjë; s’i sheh ndonjëherë të kacavirren degëve të pemëve, ta kaptojnë kanalin mbi një dërrasë, të depërtojnë brenda ndonjë shpelle të nëndheshme. I ruhen shumë rrezikut. Një e dy, veç të klithin dinë.

Po kur të gërricin! Sa për t’iu besuar ndonjë të fshehtë, as most ë të shkojë mendja. S’kalon një orë dhe tërë dynjaja e merr vesh. Është e kotë, s’dinë ta ruajnë fare të fshehtën.

Asgjë, as guxim, as forcë, as trimëri nuk kanë. Edhe kur zihen me shoqeshpqen, në vend që të sqarohen ose t’u japin fund llafeve me ca shpulla ose grushte, sikurse ne, i rrinë njëra-tjetrës gjithë hundë e buzë. E mund të vazhdojnë kështu ditë të tëra, javë, muaj, pa shkëmbyer qoftë edhe një fjalë.

Për gjënë më të vogël ia japin të qarit: për një zog, për një ndodhi, për një cope tel. S’kanë turp të qajnë. Lotët s’i kanë për gjë, as që u vjen zor nga vetja. Madje ndonjëherë duan edhe bëjnë. Të duken të lënduara thellë në shpirt, të vjen keq për to, vete t’u thuash një fjalë të mirë e ato në çast të nxjerrin gjuhën.

Janë tërë naze, tërë lajka…Ecin duke u tundur, zihen për beli e puthen çup e çup me shoqeshoqen. Në klasë, veç kur i sheh të ngrenë gishtin e vogël.

Kopjojnë poezi në fletore të veçanta. Hedhin mbi flokë kolonjë, krijojnë varëse me fara molle. Ç’nuk sajojnë hajt t’i marrësh vesh!…Natën, kur ka hënë, rrinë dhee kundrojnë, pa thënë një fjalë. Ose thonë: “O Zot, sa e bukur që është!”

Po, me thënë të drejtën, ajo që nuk u rri kurrë e qetë, është gjuha. U dashka që gjuha t’u lëvizë gjithë kohën. Përherë duke u fjalosur: kur kthehen nga shkolla, kur janë në grup, kur janë dyshe, kur janë vetëm fare, para pasqyrës, kur tunden e shkunden, kur janë në klasë, në pushimet e vogla, kur janë në rrugë, në krevat dhe duke ndenjur. Unë për vete, s’i kam qejf hiç vajzat!

Etiketa: humoristikliberprindërshqiptartregimvajzat

Të Lidhura

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Para
Nesër Milan-Juventus, rekordet e supersfidës

Nesër Milan-Juventus, rekordet e supersfidës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com