Presion politik ndaj drejtoreshës së gjimnazit, komuna e mohon – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Presion politik ndaj drejtoreshës së gjimnazit, komuna e mohon

09:50 | 24/03/2022
në Kryesore
0

Mëngjesin e sotëm ekipi i Revizionit të Komunës së Tetovës hyri në Gjimnazin “Kiril Pejçinoviq”. Drejtoresha Teuta Lalla, këtë veprim e quan si presion politik nga ana e kryetarit të komunës, Billall Kasamit. Komuna mohon të jetë presion, pasi revizioni ka hyrë edhe në një shkollë tjetër dhe siç thonë kontrolle do të ketë edhe në shkolla tjera.

Mëngjesin e sotëm, me urdhër nga kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ekipi i Revizionit Komunal u fut në Gjimnazin e Tetovës “Kiril Pejçinoviq”, për të kryer revizion për rregullshmërinë e punës dhe funksionimit të kontrollit të brendshëm për punë për periudhën 2020-2021.

Drejtoresha Teuta Lalla për Portalb.mk, thotë se ky veprim nga ana e Kasamit është presion politik ndaj saj, bazuar në situatat e fundit.

Read more

Jemi për një PD fituese, jo qaramane sa herë humb zgjedhjet –

Shqipëria mungon në paradën e atletëve në ceremonia hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore –

Plagoset me thikë në një lokal në Korçë, 37-vjeçari niset drejt Tiranës –

Plagose me thikë në një lokal në Korçë, 37-vjeçari niset drejt Tiranës –

Teuta Lalla
Teuta Lalla

“Sot në orën 10, erdhën përfaqësues nga seksioni për revizion të brendshëm nga ana e Komunës së Tetovës. Në bazë të situatave të krijuara kohëve të fundit unë këtë çështje e marr si çështje presioni direkt nga kryetari i Komunës, kundrejt meje si institucion dhe kundrejt kryetarit të Komunës si organ kompetent në Komunën e Tetovës. Vetëm sollën vendimin nga kryetari i Komunës për të bërë revizionim të brendshëm të çështjeve ekonomike, juridike dhe shumë çështjeve tjera.  I amnistoj inspektorët se janë të detyruar ta bëjnë punën e tyre, unë si institucion nuk do t’i pengoj ta bëjnë punën e tyre”, tha Lalla.

Ajo sqaroi që revizioni nesër do të fillojë me punë, ndërsa kjo sipas saj është çështje politike.

“Unë konkretisht do të flas për gjimnazin e Tetovës, pasi në çdo hap veprohet, veprohet politikisht nga njerëz, politikanë që  i ka të instaluar brenda përbrenda. E gjithë kjo vjen pas denoncimit tim në polici kundrejt personit Sedat Sulejmani i cili pa status të rregullt juridik kërkon dorëheqjen time në zyrat e Komunës. Nuk kam arsye për tu tërhequr, unë kërkoj që kryetari i Komunës të tërhiqet nga këto veprime politike, të ju qëndrojë fjalëve që i thotë në opinion se nuk veproj politikisht. Të gjitha instalimet në Gjimnazin e Tetovës janë instalime politike”, tha Lalla.

Vendimi për hyrje të revizionit komunal në Gjimnazin "Kiril Pejçinoviq"
Vendimi për hyrje të revizionit komunal në Gjimnazin “Kiril Pejçinoviq”

Nga Komuna e Tetovës, Nazmi Dauti- drejtuesi i sektorit të Arsimit tha se kjo është një kontrolle e rregullt e revizionit sipas planit të punës dhe jo presion politik.

Nazmi Dauti
Nazmi Dauti

“Revizioni Komunal përgatit plan vjetor jo vetëm për kontrolle në shkollat fillore dhe të mesme të Komunës së Tetovës, por të gjitha institucionet ku themelues është Komuna e Tetovës. Revizioni bën kontrolle në bazë të planit vjetor që parasheh kontrolle nëpër institucione të caktuara. Ne kemi për obligim ligjor që të bëjmë kontrolle rutionore në institucionet ku themelues është komuna. Nuk duhet të merret kjo si shtypje apo presion politik nga ana e shkollave pasi nuk do të jetë vetëm gjimnazi ai i cili do të ketë këtë kontrolle, me këta kontrolle do të vazhdohet edhe në shkolla të tjera varësisht nga plani i revizionit komunal”, tha Dauti.

Ai shtoi se kontrolla e parë që nga ndërrimi i pushtetit lokal në Tetovë ka qenë në shkollën Fillore “Naim Frashëri” dhe gjimnazi “Kiril Pejçinoviq” është i dyti. Ndër të tjera ai theksoi se në vitin 2019 revizioni kishte konstatuar disa parregullsi në Shkollën fillore Naim Frashëri te e cila revizion u krye edhe gjatë vitit të kaluar ku disa pika nga parregullsitë figuronin përsëri.

Nga ana tjetër, Llalla akuzoi se edhe për zgjedhjen e dy anëtarëve të këshillit të shkollës ka pasur presion nga ana e komunës.

“Unë jam në gjendje të nxjerr procesverbalet dhe të ballafaqoj me mesazhet. Në datën 10 mars unë kam thirrur kolegjiumin arsimor për të bërë zgjedhjen e anëtarëve të këshillit të shkollës. Dhe në ato momente më vjen mesazhi nga Valedin Ademi(udhëheqës i Njësisë së arsimit në Sektorin për Veprimtari Publike) që më thotë njerëzit që do ti propozojë profesoresha Hatije Etemi do të jenë njerëzit për në këshill të shkoillës. Profesoresha Hatije Etemi është profesoreshë e cila punon në shkollën tonë dhe njëherë është në instanca të larta politike në Lëvizjes Besa”, tha Lalla.

Dëshmi nga Teuta Lalla
Foto nga porosia që i është dërguar Teuta Lallës

Ajo tha se ata persona u emëruan në bazë të të gjitha procedurave pasi nuk ka pasur propozime tjera. “Kam fakte dhe mesazhe se i gjithë ky proces është një instalim politik”, tha Llalla.

Portalb.mk kontaktoi profesoreshën Hatije Etemi për t’i komentuar pretendimet e Llallës, ajo u përgjigj shkurtë kështu:

“Për mesazhe të paverifikuara dhe të deklaruara gojarisht nuk mund të përgjigjem. Le të merren organet kompetente për rastin në fjalë. Nuk kam çfarë të shtoj më shumë.”

Ndryshe, para dy ditëve, dy persona nga Komuna e Tetovës, Sedat Sulejmani dhe Validin Ademi, u denoncuan në polici nga drejtoresha e Gjimnazit “Kiril Pejçinoviq”, Teuta Lalla se i kanë kërkuar të jep dorëheqje nga posti pa asnjë arsye. Sulejmani (ish zëvendësministër i Kulturës. Komuna dhe Kasami i mohuan akuzat por nuk mohuan që Lalla të jetë ftuar në Komunë.

 

 

Etiketa: Nazmi DautiTeuta Llalla

Të Lidhura

Jemi për një PD fituese, jo qaramane sa herë humb zgjedhjet –

Jemi për një PD fituese, jo qaramane sa herë humb zgjedhjet –

nga 27
20:32 | 04/02/2026
0

Ish-deputeti i PD Ervin Salianji ka ndarë pamje nga takimi i mbajtur një ditë më parë me demokratët në Fier....

Shqipëria mungon në paradën e atletëve në ceremonia hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore –

Shqipëria mungon në paradën e atletëve në ceremonia hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore –

nga 27
20:20 | 04/02/2026
0

Ceremonia e Hapjes së Lojërave Olimpike të Dimrit Milano Cortina 2026 do të zhvillohet më 6 shkurt 2026, në stadiumin...

Plagose me thikë në një lokal në Korçë, 37-vjeçari niset drejt Tiranës –

Plagoset me thikë në një lokal në Korçë, 37-vjeçari niset drejt Tiranës –

nga 27
20:16 | 04/02/2026
0

37-vjeçari Benard Qelemi që u godit me thikë pas sherrit në një lokal në Korçë, por transportohet me ambulancë drejt...

Plagose me thikë në një lokal në Korçë, 37-vjeçari niset drejt Tiranës –

Plagose me thikë në një lokal në Korçë, 37-vjeçari niset drejt Tiranës –

nga 27
19:40 | 04/02/2026
0

37-vjeçari Benard Qelemi që u godit me thikë pas sherrit në një lokal në Korçë, por transportohet me ambulancë drejt...

Para
Shtrenjtohet buka në rrethe, paralajmërohet rritje çmimi edhe për kryeqytetin

Shtrenjtohet buka në rrethe, paralajmërohet rritje çmimi edhe për kryeqytetin

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Jemi për një PD fituese, jo qaramane sa herë humb zgjedhjet –

Jemi për një PD fituese, jo qaramane sa herë humb zgjedhjet –

20:32 | 04/02/2026
Shqipëria mungon në paradën e atletëve në ceremonia hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore –

Shqipëria mungon në paradën e atletëve në ceremonia hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore –

20:20 | 04/02/2026
Plagose me thikë në një lokal në Korçë, 37-vjeçari niset drejt Tiranës –

Plagoset me thikë në një lokal në Korçë, 37-vjeçari niset drejt Tiranës –

20:16 | 04/02/2026
Plagose me thikë në një lokal në Korçë, 37-vjeçari niset drejt Tiranës –

Plagose me thikë në një lokal në Korçë, 37-vjeçari niset drejt Tiranës –

19:40 | 04/02/2026
Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

19:38 | 04/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Jemi për një PD fituese, jo qaramane sa herë humb zgjedhjet –
  • Shqipëria mungon në paradën e atletëve në ceremonia hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore –
  • Plagoset me thikë në një lokal në Korçë, 37-vjeçari niset drejt Tiranës –
  • Plagose me thikë në një lokal në Korçë, 37-vjeçari niset drejt Tiranës –
  • Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin
  • Pas Skënderbeut, asnjë kryetar shqiptar nuk e ka shkelur pragun e bazilikës –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Jemi për një PD fituese, jo qaramane sa herë humb zgjedhjet –
  • Shqipëria mungon në paradën e atletëve në ceremonia hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com