Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do t’i drejtohet nesër me një mesazh, Parlamentit Europian, ashtu siç bëri në vitin 1998, lideri historik Ibrahim Rugova.
Mesazhi i Osmanit dërgohet në një moment të vështirë të mbushur me tensione për Kosovën, në veriun e saj, shkaktuar nga grupet kriminale serbe.
Osmani njoftoi në rrjetin social Facebook: “Nesër, në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës do t’i adresohem Parlamentit Europian.
Në vitin 1998, Presidenti Rugova, si fitues i çmimit Sakharov, iu adresua po këtij institucioni, për të kërkuar mbështetjen e popujve evropianë për lirinë e Kosovës.
25 vite pas, para po të njëjtit institucion, do ta përçoj mirënjohjen e popullit të Kosovës për kontributin e Parlamentit Europian për lirinë, demokracinë dhe pavarësinë tonë si dhe për rrugëtimin tonë europian.”