Presidenti “socialist” Ilir Meta – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Presidenti “socialist” Ilir Meta

21:48 | 17/09/2016
në Opinion
0

Nga Skënder Minxhozi

Zgjedhjet e vitit të ardhshëm do të shoqërohen nga një tjetër takim i rëndësishëm politik, i cili e bën verën e 2017, një moment të veçantë për nga profili institucional e politik. Zgjedhja e kreut të shtetit do të përkojë me atmosferën e votimeve parlamentare. Madje, nëse i hedh një sy kalendarit të dy proceseve, ato mpleksen me njëri-tjetrin, në një mënyrë të tillë saqë bëhet e pamundur të negociosh për njërin, duke shpërfillur tjetrin.

Orët e fundit ministri i jashtëm Bushati dhe deputetë të Partisë Socialiste, kanë shprehur në media idenë se kandidatura e Ilir Metës për President do të ishte një zgjidhje e duhur për vendin. Më shumë se një konstatim, kjo ishte një gati-ftesë për kreun e Kuvendit, që të shqyrtojë një mundësi të tillë pas rreth dhjetë muajsh.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Nga ana e tij Meta ju përgjigj mesazheve që i erdhën nga PS, me stilin e njohur të kriptuar që është tashmë “markë” e tij. Ai ja delegoi replikën një zëri periferik të grupit të tij parlamentar, ku thuhej formalisht se Meta ndjehej i vlerësuar nga fjalët e aleatëve, porse ai kishte ende për të përmbushur detyrën e kreut të Kuvendit dhe se ishte në pragun e një fushate zgjedhore brenda partisë, për mandatin e tretë në krye të LSI.

Ishte e pritshme dhe e natyrshme që nga Ilir Meta të vinte kjo përgjigje dhe jo diçka tjetër. Madje edhe vetë Bushati dhe deputetët socialistë, zor se prisnin një “haber” tjetër nga selia e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Kjo, për arsyen e thjeshtë se negociata për kreun e shtetit nuk mund të fillonte përmes ftesash publike dhe aq më pak e ndarë nga negociatat politike mes PS e LSI, për çështjen madhore të pushtetit pas korrikut 2017.

Në fakt, Edi Rama ka kohë që kërkon publikisht që këto bisedime për të ardhmen e koalicionit të nisin herët, mundësisht para pranverës së vitit të ardhshëm. Dhe përgjigjia e thatë e LSI ka qenë gjithmonë se “koha pret, vendi ka prioritete të tjera”. Duke nxitur bashkëpunëtorët e tij për të hedhur në publik idenë e zgjedhjes së Metës president, duket se Edi Rama po tenton të provokojë një shbllokim të negociatave me aleatin e vogël, duke i rënë “shtegut” tjetër: atij të kreut të shtetit. Ai po mundohet të shkundë status quo-në aktuale, përmes sinjaleve të vazhdueshme që i dërgon aleatit të tij më të vogël.

Është e kuptueshme që pozita e Ramës gjatë vitit të ardhshëm do të jetë tejet delikate. Më delikate se e Ilir Metës, i cili nuk do të përballet drejtpërdrejtë me mbrojtjen e bilancit katër vjeçar të qeverisjes dhe që do të ketë, si përherë, pozitën komode të atij që përcakton numrat në Parlamentin e ardhshëm (nëse skemën nuk arrin ta prishë PDIU).

Në këto kushte është e pritshme që të jetë PS ajo që do të shtojë trysninë mbi LSI, për të marrë një vendim në lidhje me takimet e rëndësishme politike e institucionale të vitit 2017. Dhe ftesa e Bushatit e të tjerëve duket se synon pikërisht këtë gjë.

Në fund të fundit, hedhja e emrit të Metës si kandidaturë e fortë presidenciale shënon në fakt indirekt një tjetër të ftesë që Rama i bën aleatit aktual: atë të një marrëveshjeje “bis” për bashkëqeverisje pas zgjedhjeve të 2017. E kjo duket se kalon përmes kushtit që Ilir Meta ta këmbejë ambicjen historike kryeministrore, me postin që nga aspekti protokollar është më i larti i Republikës së Shqipërisë, Kryetarin e Shtetit. A do ta pranojë Ilir Meta këtë “karrem”? Apo do të hedhë në erë gjithçka duke dalë vetëm në zgjedhje dhe duke ja lënë procesin presidencial rrethanave dhe momentit?

Deri tani duket se kreu i Kuvendit nuk ka marrë ende një vendim sesi ka vendosur të shkelë mbi tokën e minuar të vitit 2017. Pas lëkundjeve të forta që aleanca pësoi në pragun e kalimit të Reformës në Drejtësi, duket se Rama dhe Meta kanë mes tyre një paqe të ftohtë, por jo ende një atmosferë të tillë që do të lejonte zgjatjen e “martesës me kontratë” të 1 prillit 2013.

/javanews.al/

Etiketa: haberIlir Metakarremmartesë me kontratëpërgjigje e thatëPresidenti “socialist”Skënder Minxhozistatus quo

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para

Ilir Meta, rrotull Presidencës si mot i paqëndrueshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com