Presidenti Nishani vlerëson Himarën me dekoratën “Nderi i Kombit” – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Presidenti Nishani vlerëson Himarën me dekoratën “Nderi i Kombit”

18:56 | 06/05/2017
në Shqiperi
0

Presidenti Bujar Nishani zhvilloi sot një vizitë pune në Himarë, në qytetin buzë brigjeve të detit Jon. Pas urimit dhe mikpritjes së ngrohtë në shesh mitingun e shëtitores së Himarës, në një ceremoni të veçantë në prani të Kryetarit të Bashkisë Gjergji Goro, drejtuesve vendorë, anëtarëve të Këshillit Bashkiak, artistëve, dhe qytetarëve të shumtë të mbledhur me këtë rast Kreu i Shtetit çmoi me Dekoratën “Nderi i Kombit” Krahinën e Himarës me motivacionin: “Për kontributin e shquar në historinë e luftërave të kombit tonë për liri dhe emancipim shoqëror, për traditën e lavdishme, të karakterizuar ndër shekuj nga bujaria dhe besa. Bijtë e saj, me pushkë e penë, kanë ditur të shkruajnë faqe të lavdishme në identitetin tonë kombëtar, dhe të shpalosin vlera të rralla etnofolklorike kulturore”.

Presidenti Nishani vlerësoi me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, Lefter Çipën me motivacionin: “Për kontributin e tij të jashtëzakonshëm për mbajtjen gjallë të vlerave më të mira kulturore, tradicionale të bregdetit të Himarës, si një interpretues me nivel të lartë dhe krijues i suksesshëm poezish e këngësh, që janë kthyer në perla të iso-polifonisë himarjote”, Neço Mukon (pas vdekjes) me motivacionin: “Si një nga studiuesit dhe krijuesit e talentuar të trashëgimisë folklorike himarjote. Me virtuozitetin e tij të rrallë mundësoi përçimin e vlerave folklorike kombëtare brenda dhe përtej kufijve”, Odhise Kasnecin (pas vdekjes) me motivacionin: “Për kontributin e tij të çmuar për Pavarësinë e Atdheut, për rolin e tij të jashtëzakonshëm në Kuvendin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, si dhe për ndihmesën e dhënë në përhapjen e dijes e shkollave shqipe”.

Me Titullin “Mjeshtër i Madh” u nderuan nga Kreu i Shtetit Koço Çakali (pas vdekjes) me motivacionin: “Për talentin e tij të spikatur në interpretimin e këngës polifonike himarjote. Me artin dhe mjeshtërinë e tij të të kënduarit, ka arritur të lartësojë eposin kulturor të krahinës së tij” dhe Dhamiano Bollano (pas vdekjes) me motivacionin: “Për kontributin e tij të vyer si veprimtar shoqëror, si njohës i mirë i historisë dhe traditave himarjote, me ndikim të madh në informimin dhe edukimin intelektual të shoqërisë shqiptare”.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Me Titullin “Naim Frashëri”, u vlerësua Ansambli Artistik “Bejkë e Bardhë”, Pilur: “Për nivelin e shquar artistik, shkallën e lartë të interpretimit dhe origjinalitetin e transmetimit të thesarit të këngës e valles pilurjote. Me talentin dhe virtuozitetin e tij, ky ansambël ka shënuar një faqe të veçantë në historinë e polifonisë shqiptare” si dhe Grupin karakteristik të Himarës me motivacionin: “Për ruajtjen e traditës, riteve dhe kostumeve popullore dhe interpretimin e valleve, melodive, si dhe për transmetimin e këngës tipologjike himarjote me një nivel të lartë artistik. Me interpretimin e tij virtuoz, ky grup ka mbajtur gjallë dhe ka ngritur lart nivelin etnokulturor të krahinës së Himarës”.

Në fjalën e mbajtur me këtë rast Presidenti i Republikës, shprehu kënaqësinë personale dhe institucionale për praninë tij në Himarë duke falënderuar nga zemra për mikpritjen, ngrohtësinë, kulturën, civilizimin kaq evidente dhe epike njerëzve në këtë krahinë simbol të patriotizmit shqiptar ndër shekuj.

Etiketa: Bujar NishanidekoratehimareNderi i Kombit

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Vetting-u, PD nuk ka vendim; ligji po studiohet, heshtje dhe në Presidencë

Protesta e 13 Majit, Basha mbledh kryetarët e degëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

22:20 | 25/12/2025
Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

21:58 | 25/12/2025
Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

21:44 | 25/12/2025
Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

21:22 | 25/12/2025
Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

21:02 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • “Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë
  • Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –
  • Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –
  • Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –
  • Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –
  • Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë
  • Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com