Një muaj para vendimit të Këshillit Evropian për çeljen ose jo të negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian, ditën e nesërme zyrtari i lartë i BE Donald Tusk, pritet të vizitojë Tiranën.
Mësohet se zyrtari i lartë europian do të qëndrojë për pak orë në Tiranë, ndërsa pjesë e axhendës janë takimet me politikanët kryesor në vend.
Pas Shqipërisë, Donald Tusk do të vizitojë edhe Maqedoninë e Veriut, ku pritet të zhvillojë takime me krerët e politikës fqinje në Shkup.