Presidenti i Italisë, Sergion Mattarella pritet të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Shqipëri. Vizita dy ditore (7 dhe 8 shtator) do të shoqërohet me takime të niveleve të larta.
Mësohet se fillimisht Mattarella do të pritet nga Presidenti i vendit, Bajram Begaj me ceremoni shtetërore në Pallatin e Brigadave. Po ashtu, ai do të zhvillojë takime edhe me zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar.
Mattarella do të pritet nga kreu i shteti, Bajram Begaj me ceremoni shtetërore në Pallatin e Brigadave.
Presidenti Mattarella pritet të takohet dhe me Kryeministrin shqiptar Edi Rama, me anëtarë qeverie e me përfaqësues të Parlamentit Shqiptar.
Vizita zyrtare e numrit 1 të shtetit italian vjen vetëm pak kohë para zgjedhjeve të parakohshme të 25 shtatorit në Itali.
Pas vizitës në Tiranë, Presidenti italian do të udhëtojë drejt Shkupit në Maqedoninë e Veriut.
Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise
“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...










