Presidenti amerikan Donald Trump merr pjesë sot në samitin e G7.
G7 përbëhet nga Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Britania e madhe dhe Shtetet e Bashkuara. Edhe Bashkimi Europian ka përfaqësuesin e tij në këtë takim. Katër liderë të grupit, mes të cilëve Trump dhe kryeministrja britanike Theresa May, ulen në tryezën e bisedimeve për të parën herë.
Pas kritikave ndaj liderëve të NATO-s se nuk shpenzojnë aq sa duhet për mbrojtjen, Trump pritet të hidhet në sulm edhe ndaj bashkëbiseduesve të tij në G7.
Nga ky samit pritet një marrëveshje për nevojën për të bërë më shumë për të luftuar ekstremizmin dhe do të ketë diskutime serioze me kryeministrin japonez për kërcënimin që vjen nga koreja e veriut.
Samiti vjen vetëm pak ditë pas sulmit vdekjeprurës në mancester në të cilin 22 persona, mes të cilëve edhe fëmijë, humbën jetën.