Pas propozimit të kryeministrit Edi Rama në parlamentin e Kosovës se duhet një president i përbashkët Shqipëri-Kosovë si simbol i unitetit kombëtar, ka reaguar kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili.
Me anë të një postimi në facebook, Vasili e cilëson një idiotësi propozimin e Ramës, ndërsa akuzoi delegacionin e BE në Tiranë se po hesht.
Reagimi i Petrit Vasilit
Shqipëria digjet kryeministri krihet. Shqipëria është mbërthyer në darën e papunesise, varferise dhe pasigurise publike te rende ku cdo dite ndodhin vrasje e grabitje. Kryeministri keput njeren idiotesi pas tjetres, qe publiku te heqe vemendjen nga plaget e thella te shoqerise shqiptare.
BE ne Bruksel reagoi per idiotesine e kryeministrit per “presidentin kooperativist te shume shteteve”, ndonese ne fakt eshte kohe e humbur te merresh me të. Çudia e madhe kjo BE ne Tirane. Ndersa flet edhe ne mes te nates per pune qe nuk i perkasin fare hesht e ben piknik kur duhet te flase.
Shyqyr qe eshte Brukseli te pakten….se keta te BE ne Tirane jane me te rendesishem dhe nuk kane kohe…