Preshi është Red Bull-i ynë kombëtar – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Preshi është Red Bull-i ynë kombëtar

16:30 | 18/02/2016
në Opinion
0

Nga Lorenc Vangjeli

Në Austri është Red Bulli. Në Shqipëri është Preshi.

I pari është një pije energjitike. I dyti është një perime e sinqertë.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Edhe Austria, edhe Shqipëria, përveçse e përdorin për tregun e brendshëm, e eksportojnë produktin e tyre edhe në tregje të tjerë. Në thelb, sado të ndryshme janë këto dy gjëra, ato janë të njëjta në thelb dhe funksion: bëjnë me krahë dhe i shndërrojnë në fluturues përdoruesit e tyre. I pari duke u pirë, i dyti duke u mbajtur me vete nën sqetull.

Pija austriake është shpikur nja 30 vjet më parë dhe tashmë ka pushtuar botën.

presh

Perimja shqiptare nuk ka atdhe sepse i përket gjithë botës. Ajo ka lindur bashkë me njeriun dhe deri dje, njeriut të ri shqiptar të shpikur nga komunizmi, tentonte t’i shërbente njëlloj përunjësisht siç bënte patatja proletare, edhe bukë, edhe gjellë.

Pija energjitike u shërbehet vajzave të reja dhe jo vetëm, që pak kanë nevojë për energji të shtuar, kryesisht në mbrëmje.

Perimja e pasur me vitamina A dhe C, është ujë gati në 97 për qind të masës së saj dhe shërbehet si gjellë zakonisht në drekë.

Nëse një shqiptar i zakonshëm, kryesisht në moshë të re, do të vihej të zgjidhte mes tyre, me siguri që do të anonte nga malli i importit që vjen nga zemra e Evropës. Por kjo jo domosdoshmërisht për shkak të prirjes natyrale, politike dhe strategjike të shqiptarit të zakonshëm për integrimin evropian të vendit. As me dëshirën për të përqafuar standartet evropiane duke nisur që me mënyrën sesi bëhen zgjedhjet elektorale, si prodhohen qeramarrësit e pushtetit për çdo katër vjet, për cilësinë e shërbimeve në shëndetësi, drejtësi, në industrinë ushqimore e agropërpunuese, në bilancin e pagesave dhe raportin e borxhit të jashtëm në krahasim me prodhimin e brendshëm bruto e kështu me rradhë. Do të zgjidhej në bazë të shijes dhe jo të nevojës, për shkak të ngjyrës e aromës dhe jo të funksionit.

Preshi ka ngarkesë të rëndë psikologjike që i vjen nga aroma e tij joevropiane, e cila i ngjan qepës dhe hudhrës, që i vjen nga e shkuara e tij komuniste. Për shqiptarin e zakonshëm dhe jo vetëm, në demokraci duket se preshi stonon me standartin e qytetërimit njëlloj si një veshje zie në një ceremoni dasme. Në mendimin e keq për preshin, ndoshta ka ndikuar edhe ndërhyrja e tij, qoftë dhe pa vullnetin e tij, në jetën politike të vendit dikur vetëm si simbol, sot edhe si ekzistencë. Preshi vazhdon edhe sot të jetë një nga produktet kryesore në vend, edhe në tryezë, edhe në politikë.

Herën e parë sërish si gjellë jo dhe aq delikate.

Herën e dytë jo si formë, por si koncept.

Në vitin 2013, vetëm për produktet ushqimore, për çdo euro të eksportuar nga Shqipëria, importoheshin shtatë të tilla. Për shembull, nëse çohej në Austri një euro presh, bliheshin nga Tirana shtatë euro Red Bull.

E njëjta histori edhe me raportin e qepëve, mollëve, patateve, peshkut, vajit të ullirit e me rradhë, gjithçka që pasardhësit e njeriut të ri komunist e përdorin si ushqim.

Dy vjet më pas ky raport është reduktuar. Për çdo euro të eksportuar, importohen vetëm 4.8 të tilla. Dinamika e shifrave po kushtëzon ngushtimin e mëtejshëm të këtij hendeku.

Preshi ka peshën e tij në këtë sipërmarrje kombëtare e cila nëse ka sukses deri në fund të katër vjetëve qeramarrje të pushtetit nga e majta, do të sillte padyshim ndikim të jasjhtëzakonshëm në përafrimin e standarteve evropiane në zgjedhje, në performancën e qeverisë, në cilësinë e shërbimeve në shëndetësi, drejtësi, në industrinë ushqimore e agropërpunuese, në bilancin e pagesave dhe raportin e borxhit të jashtëm në krahasim me prodhimin e brendshëm bruto, në uljen e kriminalitetit e rritjen e standartit të jetesës e kështu me rradhë.

Shqipëria është një vend i vogël, është një treg me mundësi shumë modeste, që nuk është në gjendje të prodhojë e të eksportojë as avionë, as tanke, as topa. Nuk mundet të krijojë as marka veturash dhe as celularë e kompiutera që t’i shesë nëpër Evropë. Nuk mundet as të prodhojë politikë të madhe që të detyrojë politikën realisht të madhe që të mbajë frymën pezull për të mësuar se çfarë po ndodh në Shqipërinë e vogël.

Shqipëria mund dhe duhet t’u falet domateve të saj nëse arrin t’i nxjerrë në tregun evropian dhe gjithë frutave, perimeve të freskëta apo të përpunuara. Për shumë arsye, por dhe për traditë, në Shqipëria ka pasur shumë më shumë barinj sesa peshkatarë. Dhe nëse shtohen të dy palët, si rregull barinjtë “dembele” dhe peshkatarët “punëtorë”, do të hidhet një hap vigan drejt standarteve të reja edhe në reformën në drejtësi. Por gjithmonë me një kusht: preshi të përdoret vetëm për një funksion! Të qëndrojë vetëm në tryezën e shqiptarëve ose të niset për eksport.

Shqiptarët e varfër ta përdorin si pataten dikur, edhe si buke, edhe si gjellë. Shqiptarët e pasur ta konsumojnë si një ushqim ekzotik që ndihmon, siç thonë mjekët, në kurimin e alergjisë, azmës, anemisë, sëmundjeve të zemrës, mbipeshës, kolesterolit, gurëve në veshka, depresionit dhe thonë, thonë, edhe të impotencës. Duhet vendosur kushti që preshi të mos vazhdojë të jetë një faktor i rëndësishëm në politikën lokale të vendit në funksionin e tij si kolegu evropian Red Bulli. Që bën të fluturojnë përdoruesit e tyre. Cilët janë ata? Të enjten e Doktorit dalin në ekran pothuaj në çdo stacion televiziv. Të ndarë vetëm nga mënyra sesi e shohin grinë: të bardhë apo të zezë! Dhe të bashkuar në fluturimin e paprerë e të pafund si të shqiponjave. Vetëm budallallëku e bën individin e lumtur. Dhe i lumtur është vetëm kush ka fatin të jetë budalla! Ose këngëtar/këngëtare me zë kompiuteri e me gjoks bisturie.

/javanews.al/

Etiketa: alergjisëanemisëazmësdembeledepresionitgurëve në veshkakolesterolitLorenc VangjelimbipeshësPerimja shqiptarepreshiRed Bullsëmundjeve të zemrësTë enjten e Doktorit

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para

Standardi i ri i Jolezës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com