Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Prefekti dhe deputeti i Ramës nderojnë diktatorin. Reagon Alibeaj

Nga Klodiana 0

Kur familjarët e viktimave të komunizmit përkujtonin revoltën e Spaçit dhe Qafë-Barit, Prefekti i qarkut Gjirokastër Astrit Aliaj ka marë pjesë ditën e sotme në ceremoninë përkujtimore të 75-vjetorit të Kongresit të Përmetit.

Të pranishëm gjithashtu në këtë ceremoni ishin edhe deputeti Spartak Braho, N/Prefekti Përmetit, N/Kryetari i Bashkisë Përmet, Kryetari i Komitetit të Veteranëve të Shqipërisë si dhe Sekretari i Organizatës së Dëshmorëve.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe ish-deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj.

Ja çfarë shkruan ai në postimin e tij në Facebook:

Sot, 24 maj 2019, përfaqesuesit në qeveri dhe në Kuvend të Edi Ramës nderojnë Diktatorin! Pa asnjë skrupull, pa asnjë vrasje ndërgjegjje, pa asnjë shenjë pendesë, bijtë e etërve komuniste i thurin lavde diktaturës dhe dhimbjes që i shkaktuan shqiptarëve për 50 vjet! Qartësisht të frymezuar nga uzurpatori në qeveri Edi Rama, këta kriminelë dhe bij kriminelësh, persekutorë të pashpirt, shfaqin fytyrën e tyre të vërtetë! Ndaj, ka vetëm një zgjidhje:
Të protestojmë deri në përmbysje!
Shqipëria si gjithë Europa! Asnjë hap pas! Të gjithë së bashku, në  Tiranë, 25 Maj ora 19.00

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej