PD: Dhuna ndaj aktivistëve është e patolerueshme
Aktivistë të Partisë Demokratike dhe shoqërisë civile janë përplasur sërish këtë të shtunë me policinë, në Parkun e Liqenit, në lidhje me këndin e lojrave që është projektuar të ndërtohet atje. Konfrontimi me forcat e rendit ka ardhur pasi protestuesit kanë prishur rrethimin për këndin e lojrave dhe kanë tentuar të ngrenë çadra brenda rrethimit, ku tashmë punimet kanë nisur.
Pas përplasjeve pati reagime edhe nga PD. Deputeti gerti Bogdani deklaroi se dhuna e Policisë Bashkiake mbi aktivistët është e papranueshme.