Ndonëse në prag të hapjes së sezonit turstik dhe temperaturat e kësaj fundjave shënojnë mbi 30 gradë Celcius, bregdeti i Shëngjinit me sa duket nuk është ende gati për të pritur pushuesit.
Në videon e publikuar nga BallkanWeb, situata në bregdetit e Shengjinit duket alarmante dhe kjo situatë zgjat prej të paktën 4 vitesh.
Nga verifikimet e kryera nga gazetari Elidon Ndreka rezulton se ndotja vjen nga derdhja e ujerave të zeza përmes hidrovorit.