Poshtërimi i nuses në Librazhd/ Deputetët kërkojnë seancë dëgjimore me AMA-n – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Poshtërimi i nuses në Librazhd/ Deputetët kërkojnë seancë dëgjimore me AMA-n

15:26 | 06/06/2022
në Shqiperi
0

Rasti i Librazhdit që tronditi shoqërinë ku një vajzë u kap nga familjarët e burrit me një person tjetër në krevatin martesor dhe më vonë u dhunua fizikisht dhe psikologjikisht është trajtuar dhe sot në Komisionin e Edukimit në Kuvend.

Deputetët kanë kërkuar seancë dëgjimore me AMA-n, ndërkaq kryetarja Flutura Açka është shprehur se ajo vetë e ka përjetuar keq transmetimin e videos në rrjetet sociale, madje ka shtuar se është ndjerë keq për disa ditë.

“Ajo ngjarja me atë vajzën e Librazhdit më ka tronditur shumë dhe them që është e nevojshme një seancë dëgjimore me AMA-n apo për çfarë kanë ato nevojë për nesh sepse ekzekutimi, akti ishte me vonesë. Gjerat ndodhën ligjet duhet të veprojë dhe AMA duhet të veprojë shumë më shpejt sesa veprojnë keqbërësit. Janë me mijëra vajza që kanë nevojë për mbështetjen tonë. Unë për vetën time e kam përjetuar kaq, disa ditë nuk kam qenë mirë. Për mua ka qenë në kufijtë e mesjetës” është shprehur Açka.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Në një linjë me Açkën ka qenë dhe deputeti socialist Petro Koçi. Ai e ka cilësuar ngjarjen si një “barbarizëm” pa lidhje me civilizimin e sotëm. Edhe Koçi ka kërkuar që në Komisionin e Edukimit të thirret drejtuesja e Autoritetit të Mediave Audiovizive.

“Bashkohem me shqetësimin e kryetares. Ka qenë një shqetësim që e kemi ndjerë të gjithë dhe transmetimi në portale dhe media ka qenë e rëndë. Nuk hyjmë në çështjet private, por ajo që ka ndodhur ka qenë një linçim publik, i një shtetaseje që ka të drejtat e veta, madje ka të drejtat e veta edhe të gabojë. Ka qenë një barbarizëm dhe një kthim prapa që nuk ka lidhje me civilizimin e sotëm. Unë do propozoja që një grup nga ne të bëjmë një takim me drejtoreshën e AMA pa bërë një dëgjesë publike, sepse nuk dua që ta ngacmojmë më tej. Jam dakord, reagimi duhet të jetë më i shpejtë. Kështu që unë mendoj që ne që drejtojmë komisionin, dy nga opozita dhe dy nga mazhoranca të bëjmë një takim me AMA dhe ketë ta bëjmë publike si takim”, ka vazhduar më tej ai.

Etiketa: dhuna

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Lindita Nikolla shpëton deputetët nga vapa, bën tender 263 mln lekë për kondicioner

Lindita Nikolla shpëton deputetët nga vapa, bën tender 263 mln lekë për kondicioner

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ankth për dy futbollistë shqiptarë! Alarm për sulm në Ukrainë, largohen pas sirenave –

Ankth për dy futbollistë shqiptarë! Alarm për sulm në Ukrainë, largohen pas sirenave –

23:28 | 22/04/2026
Skandal në Batumi, gjyqtarët hedhin poshtë djersën e Erkand Qerimajt –

Skandal në Batumi, gjyqtarët hedhin poshtë djersën e Erkand Qerimajt –

23:18 | 22/04/2026
Chelsea shkarkon trajnerin Liam Rosenior pas tre muajsh në drejtim –

Chelsea shkarkon trajnerin Liam Rosenior pas tre muajsh në drejtim –

23:06 | 22/04/2026
Egnatia kalon në finale pas dramës së penalltive ndaj Elbasanit –

Egnatia kalon në finale pas dramës së penalltive ndaj Elbasanit –

22:16 | 22/04/2026
Dosja e SPAK/ Demirajt e “Pelikanit” dhe Fatosi i “Fafa” shitën prona te Beqiri! Biznesmeni i AKSHI-t bleu një truall dhe një apartament me vlerë të lartë

Dosja e SPAK/ Demirajt e “Pelikanit” dhe Fatosi i “Fafa” shitën prona te Beqiri! Biznesmeni i AKSHI-t bleu një truall dhe një apartament me vlerë të lartë

21:22 | 22/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Ankth për dy futbollistë shqiptarë! Alarm për sulm në Ukrainë, largohen pas sirenave –
  • Skandal në Batumi, gjyqtarët hedhin poshtë djersën e Erkand Qerimajt –
  • Chelsea shkarkon trajnerin Liam Rosenior pas tre muajsh në drejtim –
  • Egnatia kalon në finale pas dramës së penalltive ndaj Elbasanit –
  • Dosja e SPAK/ Demirajt e “Pelikanit” dhe Fatosi i “Fafa” shitën prona te Beqiri! Biznesmeni i AKSHI-t bleu një truall dhe një apartament me vlerë të lartë
  • Triumf për Shqipërinë, Briken Calja fiton medaljen e artë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ankth për dy futbollistë shqiptarë! Alarm për sulm në Ukrainë, largohen pas sirenave –
  • Skandal në Batumi, gjyqtarët hedhin poshtë djersën e Erkand Qerimajt –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com