Një avion i vogël turistësh është detyruar të bëjë një ulje emergjente në një plazh të populluar me pushues në Lisbonë dhe gjatë manovrës së uljes ka vrarë një burrë 50-vjeçar dhe një vajzë 8 vjeçe.
“Një avion me dy persona në bord është detyruar të bëjë ulje emergjente në plazhin e Sao Joao de Caparica, duke shtypur dy pushues dhe duke shkaktuar vdekjen e tyre.
Pilotët nuk kanë marrë asnjë plagë dhe po pyeten për aksidentin nga policia“, kanë njoftuar autoritet bregdetare.