Grupi i ekipit të parë grek të shpëtimit që u kthye në vendin e tij pas misionit të ndihmës në provincën turke Hatay të goditur nga tërmeti ka vlerësuar pritjen e ngrohtë që morën nga të mbijetuarit.
“Pavarësisht të gjitha vështirëve që u është dashur të durojnë, populli turk na priti në mënyrë shumë miqësore dhe na trajtoi si anëtarë të familjes. Kur mësuan se ishim grekë, hapën krahët dhe na përqafuan”, tha një nga anëtarët e ekipit grek të shpëtimit në një konferencë për media.
“Kur na duhej të pushojmë, njerëzit vinin për të na ofruar çaj të nxehtë, biskota, ëmbëlsira e bukë”, shtoi ai.
Ai tha se ata bënë atë që duhet bërë si fqinj. “Nga përvoja jonë, ne e dimë se në një fatkeqësi së pari kërkoni ndihmë nga fqinji juaj në derën tjetër dhe më pas nga pjesa tjetër e lagjes më të gjerë”, u shpreh ai.
Zv/ministri grek i Punëve të Jashtme, Andreas Katsaniotis, i cili është përgjegjës për koordinimin e ndihmës humanitare greke për Turqinë, njoftoi se një kamion me ndihma të mbledhura nga Korpusi i Skautëve Grekë në Athinë ishte nisur gjatë ditës për në Turqi dhe ndihma tjetër e mbledhur në qytetin e Selanikut do të niset më 17 shkurt.
Një anije e ngarkuar me 1 mijë tonë ushqime, ilaçe dhe të paktën 200 çanta të mëdha rrobash do të niset sot nga porti i Pireut.
Sipas shifrave të fundit zyrtare, numri i personave që humbën jetën nga dy tërmetet e fuqishme në Turqinë jugore është rritur në 35.418.