Ambasadori amerikan, Donald Lu ka zhvilluar një takim me një grup deputetësh të parlamentit shqiptar për procesin e dekriminalzimit. Pas përfundimit të takimit, deputeti socialist Taulant Balla deklaroi se draftet do të jënë gati brenda muajit mars. Balla theksoi se që të gjitha çështjet e hedhura me ligj kanë kaluar me consensus. Në takimin me Ambasadorin Lu të pranishëm ishin edhe Oerd Bylykbashi si dhe Luan Rama.
/27.al/