Politika si dashuri dhe martesa si interes   – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Politika si dashuri dhe martesa si interes  

07:49 | 19/01/2017
në Opinion
0

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Nga Lorenc Vangjeli

Martesa është si dashuria; një luftë me beteja të përditshme që duhet të fitohet njëra pas tjetrës. Kështu është dhe politika, e cila bashkë me martesën, dashurinë dhe sidomos me interesin, krijojnë ato piketa, në të cilat lëviz jeta e individëve dhe e gjithë shoqërisë. Politika shqiptare është gjithashtu si martesa: kush është larg e ëndërron, kush është në të, shpesh mendon kohën, kur jetonte vetëm. Ajo është dhe një karusel i pambarimtë që nis e vazhdon pa mbaruar nga një fushatë elektorale në tjetrën, ose më saktë, jetësohet në një fushatë të pambaruar elektorale. Dalja e rezultatit të zgjedhjeve të vitit 2013, në të vërtetë e realisht nuk e mbylli fushatën që parapriu atë rezultat. Ishte vetëm një stacion i përkohshëm “qetësie” në fushatën e përhershme elektorale në vend. Kështu ka ndodhur dhe më parë dhe kështu ngjan se do të ngjasë edhe më tej për shumë kohë; klasa politike në vend dhe vetë Shqipëria është në një fushatë elektorale të pafundme.

Kush është në opozitë nuk e pranon vendin e pakicës, qorton, kundërshton, proteston dhe kërkon revansh për ta rinisur dhe njëherë garën me shpresë se do të ndryshojë rezultatin që nuk e pranon edhe kur e njeh si të tillë.

Kush është në pushtet pretendon se është akti i vetëm që duhet të ushtrohet në pafundësi dhe punon e gjykon hap pas hapi si të rikonfirmojë pushtetin.

Pa u shtyrë më tej, një vështrim në këto tre vjet e gjysmë mandati të majtë nuk kanë bërë përjashtim nga kjo ligjësi. E vetmja e re është loja e numrave, të cilat, duke u nisur nga këndvështrimi, besimi dhe shpresa që varen nga lojërat e numrave, shfaqeshin të ndryshme rast pas rasti. Si në pasqyrat kineze që shformojnë atë që kërkon të krihet para tyre.

E majta e ndërtuar në bazë të koalicionit mes PS-së dhe LSI-së si fituese e zgjedhjeve të 2013-ës, u zgjerua edhe me PDIU-në, por dhe me deputetë që largoheshin për motive të ndryshme nga opozita. Parimi që fituesi i merr të gjitha, edhe në këtë rast funksionoi duke bërë që kush fitoi në qershor 2013 me numra, vetëm t’i rrisë ato numra. Pikërisht ky bashkim forcash i dha kësaj shumice të drejtën të besojë se mund të bëjë e vetme dhe ndryshimet kushtetuese. Deri në momentin që erdhi reforma në drejtësi dhe në përplasje konceptesh brenda shumicës, u duk se shifrat brenda saj edhe mund të ndryshonin. Mrekullitë në politikë ose janë të rralla, ose janë të rreme, por një mrekulli e rrallë politike ndodhi pikërisht me reformën në drejtësi, kur konsensusi shpëtoi llogaritë e pashmangshme me sherrin që pritej të vinte dhe me spiralen e sherrit që do të prodhonte pa asnjë dyshim arroganca e shifrave.

E djathta pati këtyre viteve fatin e opozitës. U tkurr edhe më tej për shkak të parimit që humbësi vazhdon të humbasë edhe më tej, edhe më shumë. Duke e parë politikën si llogari numrash (një mëkat që para saj e kishte bërë edhe PS-ja në opozitën e saj të dytë) PD bastin e rikthimin të saj në pushtet, e vuri tek ndarja e mazhorancës. Pra, tek llogaria me numra: PS minus LSI. I vetmi hesap që u prodhua ishte shtimi i mazhorancës edhe me PDIU-në. Dhe meqë ky ka qenë boshti i politikës opozitare të PD-së, si reaksion gjithkund shihej, matej, kontrollohej dhe përgjohej temperatura e marrëdhënieve mes Edi Ramës dhe Ilir Metës. Vajti i pari tek zyra e të dytit apo i qeshi i dyti të parit, kur u takuan në festën e radhës, ishte dilema që kushtëzonte dhe humorin e opozitës në raport me pushtetin e nesërm. Nuk kishte qenë shumë ndryshe me PS-në në vitet 2009-2013, në fakt.

Gjashtë muaj para zgjedhjeve të radhës, gjërat ngjajnë se kanë marrë drejtimin e radhës. Në fillim, në dhjetor 2016, Lulzim Basha i tha tre herë “jo” mundësisë së një koalicioni me LSI-në në studion e Fevziut. Në vijim, në janar 2017, Ilir Meta i tha “po” me konsensus “jo”-së së Bashës për një koalicion të mundshëm me PD-në në studion e Vasilit.

Nuk ka ndryshuar ndonjë gjë e madhe në fakt nga 2013-ta. Atëherë prokurorët e marrëveshjes PS e LSI ishin po të njëjtët me avokatët e  marrëveshjes së bashkëqeverisjes së PD-së me LSI-në. Rolet janë po ato. Ndryshojnë aktorët dhe ngjyra e shpresave. Divorci për shembull është një shpresë se rimartesa mund të jetë e mirë, ashtu si një martesë e mirë e bën divorcin të jetë një mundësi e keqe. Por në politikë, ndryshe nga jeta e individëve, nuk ka martesa, por ka interesa. Dhe mbi bazën e interesave ka marrëveshje.

/javanews.al/

Etiketa: dilemadivorcihesapkonsensusLorenc Vangjelimarrëveshjeparimi

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Ne, shqiptarët!

Donald Trump ose Presidenti që do të bëjë histori!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

‘Shteti online’ i bllokuar prej disa ditësh! Çfarë po ndodh me e-Albania? –

‘Shteti online’ i bllokuar prej disa ditësh! Çfarë po ndodh me e-Albania? –

08:28 | 26/12/2025
Këmbimi valutor 8 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

Këmbimi valutor 26 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

08:02 | 26/12/2025
Emigrimi i lartë i shqiptarëve, mungesë besimi te qeverisja dhe perspektiva ekonomike –

Emigrimi i lartë i shqiptarëve, mungesë besimi te qeverisja dhe perspektiva ekonomike –

07:58 | 26/12/2025
Horoskopi për ditën e sotme, 26 Dhjetor 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 26 Dhjetor 2025 –

07:42 | 26/12/2025
Parashikimi i motit për sot, 23 dhjetor 2025 –

Parashikimi i motit për sot, 26 Dhjetor 2025

07:34 | 26/12/2025

Më Të Lexuarat

  • ‘Shteti online’ i bllokuar prej disa ditësh! Çfarë po ndodh me e-Albania? –
  • Këmbimi valutor 26 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • Emigrimi i lartë i shqiptarëve, mungesë besimi te qeverisja dhe perspektiva ekonomike –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 26 Dhjetor 2025 –
  • Parashikimi i motit për sot, 26 Dhjetor 2025
  • “Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • ‘Shteti online’ i bllokuar prej disa ditësh! Çfarë po ndodh me e-Albania? –
  • Këmbimi valutor 26 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com