Policia zbardh vrasjen e Regis Runajt dhe Emiljano Ramazanit, arreston dy autorët e dyshuar, pinë drogë dhe më pas… – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Policia zbardh vrasjen e Regis Runajt dhe Emiljano Ramazanit, arreston dy autorët e dyshuar, pinë drogë dhe më pas…

13:50 | 08/08/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Policia deklaron se ka zbardhur vrasjen e të riut Regis Runaj në qytetin e Elbasanit, dhe ka arrestuar dy autorët e dyshuar për ngjarjen. Dy të rinjtë 29 dhe 23-vjeç, dyshohet se kanë ndihmuar dhe në vrasjen e Emiljano Ramazanit, e ndodhur po në javët e fundit në Elbasan. Faxweb.al mëson se dy personat që janë arrestuar janë Xhuljano Hoxha dhe Euglen Halili, të cilët masakruan me thika Runajn, pasi kishin konsumuar drogë së bashku, dhe më pas e kanë vrarë.

Ata dyshohet po ashtu se kanë informuar vrasësit e Emiljano Ramazanit, për të gjitha lëvizjet që ai bënte përpara ekzekutimit. Vijon puna për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këto dy ngjarje të rënda.

Njoftimi i Policisë:

Read more

Rritje pagash nga qershori në shëndetësi, shtesë pensioneve –

Krizë te Milan pas disfatës ndaj Udineses dhe statistikë e zezë për Allegrin –

SHBA-të nuk e fituan dot besimin tonë –

Marie Louis-Eta, trajnerja e parë grua në Bundesligë në futbollin e meshkujve –

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur më datë 29.07.2020, ku mbeti i vrarë shtetasi R. R. Vihen në pranga 2 autorët e dyshuar. Autorët e dyshuar, të përshirë edhe në ngjarje të tjera kriminale të ndodhura në qytetin e Elbasanit.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe Departamenti i Policisë Krimnale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, pas një pune intensive hetimore 10-ditore, zbuluan dhe dokumentuan me prova ligjore ngjarjen e ndodhur në datën 29 korrik 2020, në afërsi të varrezave të qytetit Elbasan, ku mbeti i vrarë me armë të ftohtë shtetasi R. R.

Si rezultat, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, strukturat e DVP Elbasan, në bashkëpunim me FNSH dhe RENEA-n, në kuadër të operacionit policor të koduar “Shkumbini”, bënë të mundur kapjen dhe prangosjen e dy shtetasve, si autorë të dyshuar të kësaj ngjarjeje, konkretisht: Xh. H., 29 vjeç dhe E. H., 23 vjeç, të dy banues në Elbasan.

Nga veprimet hetimore dhe profesionale të kryera ka rezultuar se viktima R. R., mbrëmjen e ngjarjes ka qenë në shoqërinë e dy autorëve të dyshuar dhe pasi kanë konsumuar lëndë narkoitke, në një park në afrësi të varrezave të qytetit, janë drejtuar për në qytetin e Elbasanit.

Në afërsi të varrezave, shtetasi E. H. e ka goditur shtetasin R. R., një herë me thikë nga mbrapa shpinës dhe më pas e ka goditur edhe 26 herë të tjera duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Gjatë periudhës hetimore, nga grupi hetimor janë gjetur dhe sekuestruar prova shkencore që provojnë autorësinë e kësaj ngjarjeje.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një motomjet, në të cilin u gjetën njolla gjaku, të cilat pas egzaminimit në laboratorin shkencor rezultuan se i përkasin viktimës, si dhe një shumë eurosh dhe prova të tjera ligjore. Nga hetimet intensive ka rezultar se këta dy shtetas janë të përfshirë edhe në vrasjen e shtetasit E. R., ndodhur më datë 20 korrik 2020 në qytetin e Elbasanit, pasi nga provat e grumbulluara rezulton se të dy këta shtetas kanë ndjekur dhe kontrolluar lëvizjet e viktimës.

Po nga hetimet rezulton se këta shtetas, këto ngjarje i kanë kryer kundrejt pagesës nga persona të tjerë, për të cilët vijon puna intensive për dokumentimin me prova ligjore, kapjen dhe arrestimin e tyre. Vijon puna intensive, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për sqarimin e mëtejshëm, si dhe për kapjen e arrestimin e personave të tjerë të implikuar në këto ngjarje. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprën penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan është e vendosur për të garantuar rendin dhe sigurinë publike në të gjithë territorin e qarkut. Me grupe hetimore të dedikuara, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, po punon për zbardhjen edhe të ngjarjeve të tjera të ndodhura.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të informojnë në numrin 1122 dhe Komsiariatin Digjital për çdo paligjshmëri dhe informacion në lidhje me autorët e përfshirë në ngjarje kriminale, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanashëm.

Etiketa: Policiavrasjevrasje me thikezbardhet

Të Lidhura

Rritje pagash nga qershori në shëndetësi, shtesë pensioneve –

Rritje pagash nga qershori në shëndetësi, shtesë pensioneve –

nga 27
12:20 | 12/04/2026
0

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se duke nisur nga muaji qershor do të ketë rritje pagash në disa shërbime kritike,...

Krizë te Milan pas disfatës ndaj Udineses dhe statistikë e zezë për Allegrin –

Krizë te Milan pas disfatës ndaj Udineses dhe statistikë e zezë për Allegrin –

nga 27
12:18 | 12/04/2026
0

Humbja e rëndë 0-3 ke Milanit kundër Udineses në San Siro shënon një rekord negativ për Massimiliano Allgeri. Trajneri livornez,...

SHBA-të nuk e fituan dot besimin tonë –

SHBA-të nuk e fituan dot besimin tonë –

nga 27
12:04 | 12/04/2026
0

Esmail Baghaei thotë se nuk pritej kurrë që SHBA-ja dhe Irani të arrinin menjëherë në një marrëveshje. Zëdhënësi i Ministrisë...

Marie Louis-Eta, trajnerja e parë grua në Bundesligë në futbollin e meshkujve –

Marie Louis-Eta, trajnerja e parë grua në Bundesligë në futbollin e meshkujve –

nga 27
11:40 | 12/04/2026
0

Union Berlin hyn në historinë e futbollit gjerman duke emëruar Marie-Louise Eta si trajneren e parë të skuadrës së meshkujve...

Para
Urryesit

Urryesit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Rritje pagash nga qershori në shëndetësi, shtesë pensioneve –

Rritje pagash nga qershori në shëndetësi, shtesë pensioneve –

12:20 | 12/04/2026
Krizë te Milan pas disfatës ndaj Udineses dhe statistikë e zezë për Allegrin –

Krizë te Milan pas disfatës ndaj Udineses dhe statistikë e zezë për Allegrin –

12:18 | 12/04/2026
SHBA-të nuk e fituan dot besimin tonë –

SHBA-të nuk e fituan dot besimin tonë –

12:04 | 12/04/2026
Marie Louis-Eta, trajnerja e parë grua në Bundesligë në futbollin e meshkujve –

Marie Louis-Eta, trajnerja e parë grua në Bundesligë në futbollin e meshkujve –

11:40 | 12/04/2026
Nën forca të shtuara policie, Ivanka Trump lë vilën qeveritare, shkon në Zvërnec për flamingot –

Nën forca të shtuara policie, Ivanka Trump lë vilën qeveritare, shkon në Zvërnec për flamingot –

11:22 | 12/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Rritje pagash nga qershori në shëndetësi, shtesë pensioneve –
  • Krizë te Milan pas disfatës ndaj Udineses dhe statistikë e zezë për Allegrin –
  • SHBA-të nuk e fituan dot besimin tonë –
  • Marie Louis-Eta, trajnerja e parë grua në Bundesligë në futbollin e meshkujve –
  • Nën forca të shtuara policie, Ivanka Trump lë vilën qeveritare, shkon në Zvërnec për flamingot –
  • Kemi marrë raportin e BE… –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Rritje pagash nga qershori në shëndetësi, shtesë pensioneve –
  • Krizë te Milan pas disfatës ndaj Udineses dhe statistikë e zezë për Allegrin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com